Turizëm si në Mesjetë/Banorët e Prekalit kërkojnë investime nga shteti
Lugina e Kirit në Shkodër është një nga zonat më të bukura në veri të vendit, e që është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik, me pushues që vijnë nga të 4 anët e vendit, por edhe me turistë të huaj. Ujë kristaltë, pastërti, qetësi dhe ajër i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit në fshatin Prekal, 25 km larg nga Shkodra. Si për ironi të fatit koha na kthen pas, duke qënë se në këtë zonë mungon shërbimi shëndetësor, uji pijshëm dhe valët telefonike. Banorët thonë se kjo zonë është lënë në harresë dhe thonë se duhen investime nga shteti.Fundjavat mbipopullojnë këtë zonë ku numri më i madh i pushuesve është nga Shkodra. Këta të fundit shijojnë vecanërisht zhytjet në kanionet e krijuara nga vete natyra, duke sfiduar temperaturat e larta të ditëve të verës.
Comments
Post a Comment