Të shtënat me armë zjarri në Tropojë, Policia zbardh ngjarjen: Dy të plagosur, kemi rrethuar zonën
Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tropojë, ku një konflikt për motive të dobëtam dergradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit.
Përmes një njoftimi zyrtar Policia ka bërë me dije se rreth orës 20:10 në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B.
Gjithashtu, si pasojë e të shtënave bëhet me dije se i plagosur aksidentalisht ka mbetur edhe një tjetër shtetas, i cili në momentin e ngjarjes po kalonte rrugën.
Policia ka shpallur në kërkim 49-vjeçarin , i cili dyshohet se është autori i ngjarjes dhe ka bërë rrethimin e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Njoftimi i plotë:
Tropojë/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.
Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B.
Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Comments
Post a Comment