Trafiku i rënduar /Policia Rrugore: Përdorni rrugët dytësore per të shmangur kaosin në lëvizje
Fundjava që lamë pas ishte pikënisja e një trafiku të rënduar, që pritet të shoqërojë rrugët e rajonit të Lezhës edhe gjatë këtij sezoni veror.Fluksi më i lartë i automjeteve është në segmentet drejt zonave turistike, duke sjellë dhe rendim të qarkullimit rrugor.Policia rrugore ka shtuar prezencën e saj në pikat më problematike, por rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve.Për të shmangur kaosin në lëvizje policia do të orjentojë lëvizjen e automjeteve në disa akse dytësore, ndërsa do të ketë monitorim të vazhdueshem të kryqezimeve me trafik të rënduar.
Makinat intiligjente dhe dronet do të vendosen në përdorim masiv nga policia rrugore për të identifikuar dhe ndëshkuar shkelësit, thotë shefi i Qarkullimit Rrugor Valmir Nikolli.
Comments
Post a Comment