Lumi i Shalës fluks vizitorësh, rreth 12 mijë vetëm në qershor


Lumi i Shalës, që derdhet në liqenin e Komanit, po tërheq çdo vit një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, për shkak të bukurisë që natyra i ka falur kësaj zone.

I cilësuar nga mediet e huaja si një “parajsë e vogël”, ky lumë është pa dyshim destinacioni më i preferuar sidomos nga të rinjtë.

Emanuel Pjetri, guidë turistike në Pukë, tha për ATSH-në se “nga 1 qershori e deri tani mund të ketë pasur afërsisht 12 000 vizitorë. Në ditë ky lumë është vizituar nga 400-500 persona në ditë, ndërsa fundjavat normalisht ka pasur një numër më të lartë”.
Sipas tij, për të vizituar lumin e Shalës udhëtimi me varkë nga Komani zgjat 1 orë e 20 minuta.

“Turistët shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij”, theksoi Pjetri.

Pjetri tregon se vizitorët në udhëtimin e tyre vizitojnë kanionin te lumi i Shalës, ujëvarën e Qerretit të Vilës, Shpellën e Kaurrit (murgjve) etj.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.

Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni