Berisha: Gati raporti për farsën elektorale të 14 majit


Sali Berisha, kryetari i grupit të Rithemelimit të PD, tha të premten se, “raporti për farsën elektorale është i përfunduar dhe do të paraqitet javën tjetër”.

“Ky raport, i bazuar në qindra dhe mijëra fakte, dëshmon se me 14 maj u zhvillua farsa më e turpshme elektorale pas diktaturës komuniste në Shqipëri dhe Europë. Ky raport dëshmon se zgjedhjet e vitit 2023 ishin një proces totalisht i kontrolluar nga qeveria, një proces në të cilin shqiptarët votuan në një presion si kurrë më parë në 32 vite” tha zoti Berisha në një dalje për mediat.

“Opozita ka për mision rikthimin e të drejtës së votës për shqiptarët. Opozita ka qenë, është dhe mbetet e betuar për sistem parlamentar në Shqipëri” nënvizoi ai synimin e grupimit që drejton.

Lidhur me ndryshimet në kodin elektoral, zoti Berisha tha se, “jam shprehur dhe shprehem se jam plotësisht dakord me vendosjen e nenit për votimin e detyruar të qytetarëve" duke shtuar se “Jam dakord plotësisht dhe e kam ngritur para disa vitesh uljen e moshës për të drejtën e votimit në 16 vjeç”.

Lidhur me sistemin zgjedhor zoti Berisha tha se “Jam i hapur plotësisht për proporcional të pastër, për lista të hapura. Proporcionali i pastër nuk mund të injorohet".

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni