JETA E VËSHTIRË E 30 VJEÇARES/ Vajza mes katër rrugëve, pa punë dhe një strehë normale



Ky është rrugëtimi ditor  i 30 vjeçares Matilda Rrapushi .
Sapo zbardh dita, me biçikletën e saj, ajo endet rrugëve të qytetit të Shkodrës për të kërkuar punë.
Prej një viti 30 vjeçarja jeton në banesën sociale pranë ish- konviktit të shkollës Pyjore në Shkodër
Kushtet e vështira me të cilat po përballet Matilda e kanë detyruar që të largohet nga kjo banesë.
E dëshpëruar dhe pa mbështetje, Matilda tregon se është mes katër rrugëve,  pa punë dhe pa një strehë .
Vajza bën apel për ndihmë, ajo kërkon që institucionet ,po ashtu edhe bizneset t’i ofrojnë një vend pune pasi nuk ka asnjë të ardhur  për t’u ushqyer  
Paragjykimi e ka shoqëruar shpesh dhe është bërë pengesë ,ndërsa mundësitë e limituara për të pasur një profesion dhe një punë  e kanë  rënduar  situatën  e jetesës  së  Matildës .

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni