Aksion pastrimi në plazhin e Tales/Vullnetarët, pushuesit duhet të ndërgjegjësohen



Në zonat më pak të frekuentuara të plazhit të Tales në Lezhë dhe ku nuk operon privati, mbeturinat vazhdojnë të mbeten problem. Sa për mos ndërhyrje nga institucionet e sa për kujdesin e munguar të pushuesve ka mbetje që duhen larguar. Këtë vlerësim ka bërë edhe korpusi i vullnetarëve që ndërmorën një aksion pastrimi brezin e rërës dhe parkut të pishave që shfrytëzohen për piknik nga pushuesit. Drejtuesi i korpusit të vullnetarëve Mentor Kikia tha se përveç domosdoshmërisë që bashkia të ndërhyjë është po kaq e nevojshme që edhe pushuesit dhe vizitorët të ndërgjegjësohen. Vullnetarët kërkojnë që çdo pushues të kujdeset për mjedisin duke mos lënë minimalisht mbetjet e tij në zona turistike por ti depozitojë në vendin e përcaktuar. Dhjetëra të rinj dhe familje, i janë bashkuar kësaj lëvizjeje vullnetariste mjedisore duke  pastruar hapësira publike edhe në Zvërnec, Velipojë, Spille e zona të tjera. Në vitin e 16-të të aksioneve, apeli mbetet i njëjtë për qytetarët, për të mos e ndotur mjedisin.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni