Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër/ Aksioni sot u përqendrua në segmentet “Bulevardi Zogu I” dhe në rrugën “Daut Boriçi”
Aksioni i paralajmëruar për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa një leje përkatëse për shfrytëzim ka vijuar edhe ditën e sotme.
Aksioni sot u përqendrua në segmentet “Bulevardi Zogu I” dhe në rrugën “Daut Boriçi” .
Përkatësisht me lagjet Xhabije-Parrucë-Ura Dervish Beg.
Policia Bashkiake e ndihmuar edhe nga policia e shtetit kanë pastruar trotuaret nga çdo objekt që pengonte qarkullimin e qytetarëve. Perveç subjekteve që nxjerrin produktet e tyre në trotuar, aksioni u përqendrua edhe tek karriget dhe mjetet e tjera me të cilën individë apo subjekte të ndryshme kanë bllokuar parkingjet prej kohësh.
Në njoftimin e saj Bashkia Shkodër bëri të ditur se në aksionin e një dite më parë është vendosur 1 masë administrative me vlerë 10.000 lekë për hapësirat publike, 3 masa administrative 3.000 lekë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë lënë 4 akt-kontrolle për shfrytëzim hapësire publike.
Ndërkohë nga Zyra me 1 Ndalesë pranë Bashkisë informohet se aplikimet vetëm për datën 26 qershor janë ambulantë 7 aplikime, hapësira publike 31 aplikime,
Comments
Post a Comment