Ruanin plantacionin e drogës në një ndërtesë disa katëshe, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë
Më shumë se 3,000 bimë marijuanë ishin mbjellë dhe po rriteshin brenda një ndërtese të madhe të braktisur pranë autostradës A2, ndërsa kalonte përmes Alcolea del Pinar në Spanjë.
Pas kontrolleve të policisë në këtë objekt të braksiur, janë arrestuar dy persona me kombësi shqiptare që merreshin me ruajtjen dhe mirëmbajtjen e plantacionit dhe që banonin brenda në magazinë në kushte jo fort të mira.
Një person i tretë me kombësi spanjolle, i cili ishte i ngarkuar me detyrat e furnizimit, transferimin e materialit dhe kontrollin e plantacionit, është arrestuar gjithashtu në Madrid.
Comments
Post a Comment