Unaza perëndimore dhe lindore në Shkodër të amortizuara dhe pa ndriçim, banorët kërkojnë ndërhyrje
Unaza perëndimore e qytetit të Shkodrës ka degraduar deri në atë pikë saqë qarkullimi i automjeteve po vjen dhe po bëhet më i vështirë ! Nuk mungojnë rastet kur janë dëmtuar edhe pusetat, duke u kthyer kështu në rrezik serioz për kalimtarët si dhe për aksidente, ndërsa vetë banorët i kanë vendosur mjete rrethanore si për të treguar rrezikshmërinë që kanë pusetat e hapura! E teksa në të gjithë gjatësinë e saj kjo unazë ka disnivel të pusetave dhe gropa të hapura, unaza lindore mbetet sfidë jo vetëm në hapjen e gropave por edhe në mungesën e ndriçimit prej vitesh. Banorët kërkojnë ndërhyrje emergjente nga ana e Bashkisë Shkodër dhe autoritetit kombëtar të rrugëve. Të projektuara si frymëmarrje për qytetin, dhe shmangie të trafikut, unaza lindore dhe ajo perëndimore në qytetin e Shkodrës mbeten investime gjysmake që asnjëherë nuk u paisën me ndriçim dhe sinjalistikën e plotë.
Comments
Post a Comment