Inaugurohet shtatorja e Shën Mëhillit/Bekimi i saj u bë gjatë celebrimit të meshës së shenjtë
Shtatorja e Shën Mëhillit, ndër të paktat objekte që mundi t'i shpëtonte rrezikut të zhdukjes gjatë regjimit monist u rikthye edhe njëherë në vendin e saj në katedralen "Shën Shtjefni" të Shkodrës. Inaugurimi i restaurimit të shtatores së punuar nga mjeshtri Idromeno si dhe bekimi i saj u bë gjatë meshës së shenjtë të celebruar nga Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra.Pas meshës së shenjtë, në sallën "Kardinal Mikel Koliçi" u zhvillua takimi shkencor "Idromeno dhe Kisha e Madhe" me studiues dhe ekspertë të arteve pamore. Imzot Massafra u shpreh se vepra e Idromenos e pasuron kulturën shqiptare dhe katedralen në veçanti. Studiuesja Eleni Laperi u ndal në lidhjet e hershme të Idromenos me veprat kanonike.Në këtë takim shkencor u evidentuan disa nga cilësitë e mjeshtrit Kolë Idromeno përmes punëve të tij në fusha të ndryshme.
Comments
Post a Comment