Posts

Showing posts from May, 2023

U fut në lumin Mat për t’u larë, por e mori rrjedha, gjendet trupi i 22-vjeçarit

Image
Është gjetur trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u fut në lumin Mat për t’u larë, por u mor nga rrjedha. 22-vjeçari ishte me shokët për peshkim, porn ë një moent u fut në lum për t’u larë, ku e ka marrë rrjedha dhe nuk ka mundur të dalë më duke humbur jetën tragjikisht. Pas disa orësh kërkimesh, polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të 22-vjeçarit.

Filluan xhirimet e filmit! Luizi dhe Olta shfaqen me fleta skenari në duar

Image
Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë qenë dy nga banorët më të përfolur të “Big Brother Vip Albania” edhe pas përfundimit të spektaklit. Më herët është përfolur se Luizi së bashku me disa prej banorëve të ‘Big Brother VIP 2’ do të kenë një projekt tjetër gjigant, ku do të luajnë fjalë në një film. Së fundmi këngëtari ka publikuar një foto me aktoren Gixhari, krahas së cilës shkruan “filloi”, duke lënë të kuptohet se xhirimet e filmit kanë nisur. Të dy shihen me fleta skenari në duar. Filmi në fjalë pritet të finalizohet shumë shpejt dhe brenda pak muajve të lansohet për publikun. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne duke ndërlidhur jetët e dy njerëzve të familjeve të tyre

Lekë Tasi vjen "përsëri n'Shkodër"/Artisti e gjen frymëzimin në rrymat e artit të shek. XX

Image
"Përsëri n'Shkodër", u emërtua kështu ekspozita që galeria "Oda" çeli me artistin Lekë Tasi. Autori i përket piktorëve bashkëkohës modernë shqiptarë të pas viteve '90 në vendin tonë ndërsa në ekspozitën e tij më të fundit solli një pjesë të punimeve të tij në pikturë. Ndonëse është 94 vjeç autori Tasi e gjen sërish forcën të shprehë mesazhe me artin e tij ndërsa frymëzimin duket se e gjen tek rrymat artistike të shek. XX, totalisht të ndryshme nga arti post modern.  Si një artist me përvojë të madhe, Lekë Tasi ka edhe një këshillë për më të rinjtë.Lekë Tasi e nisi jetën si muzikant ndërsa kishte pasion pikturën duke realizuar kryesisht peisazhe. Ai ka qenë pjesë e shumë ekspozitave vetjake dhe kolektive duke trajtuar tema sociale dhe politike me artin e tij.

Për të mos harruar Spaçin, ’Tingujt e kujtesës’ rikujtojnë Havzi Nelën, Luk Kaçajn, Velon dhe Zhitin

Image
Tingujt e Kujtesës e kanë bërë të vetën. Kanë kumbuar në shpirtin e gjithë atyre në sallë që kanë vuajtur, e gjithë atyre që e kanë dëgjuar e kanë nxjerrë mësimet për të mos vuajtur më. Falë fondacionit “Kujto” me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës dhe Konrad Adenauer-Stigfund dhe partner mediatik Radio Televizionin Shqiptar në hyrje të Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse me rastin e 50 vjetorit të Revoltës së Spaçit një ekspozitë për të njohur nga afër kampin dhe vuajtjet në Spaç, dhe një koncert për të përkujtuar artistët dhe poetët e dënuar, mijëra viktimat në diktaturën komuniste. Kushdo që në Shqipëri ka mundësi të takojë ish-të burgosur politikë e ndjen sa të nevojshme e kanë këta njerëz të tregojnë historitë e tyre e zëri i tyre të dëgjohet. Harresa dhe injorimi do ishte mos respekti më i madh dhe një dënim edhe më i rëndë për ta. Përkujtimi është shumë i rëndësishëm që tu kthehet dinjiteti e të fitojnë sadopak drejtësi. Jemi për të kujtuar ata që dhanë gjithçka për liri d

I riu mbytet në lumin Mat, nisin kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit

Image
Një i ri është dyshohet se është mbytur në lumin Mat këtë të mërkurë.  Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura me harqe”, ndërsa sipas policisë, 22- vjeçari me iniciale V. N. dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit. Trupi i tij ende nuk është gjetur. Grupi hetimor kanë marrë në pyetje shokët e të riut që kanë qenë bashkë me të, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

Sezoni turistik, Bashkia Lezhë takim me operatorët/Ndreu: Subjektet pa standarte në pastërti, nuk do u jepet leje për stacion plazhi

Image
Subjektet private të cilët shfytëzojnë reren për plazh në bregdetin e Lezhës dhe nuk plotësojnë standartet e përcaktuara kryesisht në pastërti, nuk do ju jepet më leje për stacione plazhi.Paralajmerimi ka ardhur nga kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, gjatë një takimi që zhvilloi me operatoret turistik në prag të nisjes së sezonit veror.Sipas Ndreut automjetet e pastrimit do ti marrin mbeturinat me orar si e vetmja mënyre për të eleminuar ndotjen.Bizneset e paligjshme, disiplinimi i qarkullimit rrugor dhe rreziku nga mjetet e lundrimit ishin disa prej shqetesimeve të operatoreve turistik, ndërsa kërkojnë më teper angazhim për të zgjatur sezonin turistik.Bregdeti i Lezhës ka nisur të frekuetohet nga vizitor dhe turistik numri i të cileve është gjithnjë në rritje, ndërsa hapja zyrtare e sezonit turistik pritet të bëhet këtë fundjave.

Shkelja e të drejtave nga administrata publike Shkodër/Komisionerët e Avokatit të Popullit njihen me ankesat

Image
Ankesat dhe rastet e shkeljeve  të së drejtave nga organet e administratës publike në Shkodër kanë qënë fokusi i takimit që u zhvillua nga Institucioni i Avokatit të Popullit në kuadër të projektit “IPA”  me përfaqësues të shoqërisë civile në këtë qytet. Kryetari I Shoqatës së Para Tetraplegjikëve Saimir Beqiri ngriti si shqetësim të vazhdueshëm dhe pazgjidhje mungesën e infrastrukturës rrugore, të rampave nëpër isntitucinet e shtetit,  si dhe zënia nga automjetet e  parkingjeve të dedikuara për këtë kategori. Nga ana tjetër Elvira Lezha mësuese në shkollën speciale  “3 Dhjetori” e vuri theksin tek mungesa e ofrimit të shërbimit dentar dhe shëndetësor në përgjithësi. Problematikat e evidentuara në këtë takim u morën në konsideratë nga institucioni i Avokatit të Popullit i cili premtoi se do të përgatisë rekomandime të menjëhershme për institucionet lidhur rastet e shkeljeve të drejtave të individëve.

Vidhet për të disatën herë kabulli i ndriçimit në hyrje të Shkodrës

Image
Serish aksi nga Kisha e zojes ne hyrje te qytetit te Shkodres e deri tek rreth rrotullimi I by passit ka mbetur ne erresire si shkak I vjedhjes se kabllos se ndricimit. Paraditen e kesaj te merkure Bashkia Shkoder nisi riparimin dhe zevendesimin e 300 meter linear kabllo te demtuar.  Pergjegjesi I ndricimit ne Bashkine Shkoder Altin Salihi I beri apel strukturave te policise qe te marrin masa dhe te shtojne patrullimet pasi ky aks eshte demtuar disa here radhazi. Demtimi dhe vjedhja e pasurive te perbashketa publike eshte nje fenomen I perseritur ne shkoder ku fatkeqesisht nuk po merr ndeshkimin e duhur. Tashme me nisjen e sezonit turistik vemendja e institucioneve duhet te jete me e madhe ne menaxhimin e territorit

Tropoja me muze të ri, BE marrëveshje për rikonstruksionin e godinës

Image
Bashkia Tropojës në bashkëpunim me Zyrën e Integrimit Europian nënshkruan marrëveshjen e projektit për rikonstruksionin dhe vënien plotësisht në funksionim të muzeut. Numri i madh i turistëve vendas dhe të huaj që po vizitojnë rajonin e Tropojës në vitet e fundit ka sjellë nevojën e ri ngritjes së këtij institucioni të rëndësishëm për memorien e kësaj zone me vlera kulturore dhe tradita.   Dy zyrat e Integrimit Europian të Tropojës dhe të Tivarit në Malin e Zi fituese të projektit që punojnë në partneritet, nënshkruan marrëveshjen me kryetarin e bashkisë Tropojë, Rexh Byberi për fillimin e punimeve të vënies në punë të Muzeut të Tropojës . Ky muze është dëmtuar shumë duke humbur edhe një mori objektesh të rëndësishme që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Njëkohësisht dëme kanë pësuar disa piktura të mëdha murale mjaft të rëndësishme nga lagështia pasi mbulesa e çatisë është e dëmtuar. Ndaj gjetja e fondeve për  rehabilitimin e plotë të muzeut nga Bashkia dhe zyra e Integrimit Europia

Alpe të pastra”, në fshatin Sumë u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa

Image
Në qarkun Shkodër, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 4-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në fshatin Sumë, njësia administrative Pult, u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Strukturat hetimore të Policisë vijojnë veprimet e thelluara për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Alpe të pastra” vijon.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Policia e Shtetit apelon vendosmërisht për qytetarët që të mos përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe të denoncojnë çdo rast kur mund të kenë indicie për të.

Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Image
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasin Gj. D., 60 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi është kapur në aksin rrugor Hot - Rapshë, duke tranportuar me furgon, 26 bagëti të imëta dhe të trasha, që dyshohet së janë kontrabanduar nëpërmjet pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasen M. N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Mollkuqe, Fushë Arrëz, pasi ka falsifikuar të dhënat në aplikimin për letërnjoftimin e saj.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, pasi ka ndërtuar një objekt për banim, pa lejen përkatëse

Arvit Bushati shoqërohet në polici, Reagon PD: Policia e Shkodrës i është nënshtruar urdhrave politikë! Nuk ka asnjë shkresë për Arvit Bushatin

Image
Partia Demokratike, Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për shoqërimin në polici të administratorit të Ujësjellësit në Shkodër, Arvit Bushati mbrëmjen e sotme. Sipas grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, shoqërimi i nënkryetarit të FRPD është bërë pa mandat nga efektivët. “Efektivët e policisë pa asnjë shkresë, por vetëm nga urdhrat politik të shpërndara përmes telefonit bënë ndalimin e tij duke zgjedhur ti nënshtrohen kërkesave absurde të eprorëve, ndërsa bëjnë sehir përpara krimit që ka mbërthyer Shkodrën duke mbjellë pasiguri për qytetarët e saj”, thuhet në deklaratë. Partia Demokratike i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe të gjitha strukturave ligjzbatuese të qëndrojnë larg urdhrave politik. Sipas deklaratës zyrtare, në të kundërt do të përballen me forcën e ligjit dhe nuk do të ketë Edi Ramë që t’i mbrojë përballë këtij skenari antiligjor. “Edi Rama dhe bandat e tij me dhe pa uniformën e shtetit, por të sponsorizuara prej tij nuk do t’ja arrijnë të nënshtrojnë opozitën dhe mbësh

SAGA E FAMILJES BORSHI,INXHINIERI I ANIJEVE TRANSOQEANIKE QË U MBYT NË LUMIN BUNA

Image
Memorie.al, publikon historinë e panjohur të familjes së madhe Borshi me origjinë të hershme nga fshati i Himarës prej nga trashëgojnë dhe mbiemrin, të cilët kanë jetuar prej vitesh në qytetin e Shkodrës, e që u shkolluan dhe u diplomuan në akademitë dhe universitetet më të njohura të Europës. Si: Qazim Borshi, i diplomuar për Inxhinieri Navale të anijeve transoqeanike në kryeqëndrën e Perandorisë Osmane në Stamboll, i cili u mbyt në lumin Buna me anijen e tij, duke mos pranuar të dilte në breg (edhe pse nxorri të gjithë ekuipazhin e pasagjerët), ku e priste familja dhe i ati. Shyqëri Borshi, i diplomuar në Itali dhe i dekoruar me “Medaljen e Luftës” për pjesmarrjen e tij në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Parë Botërore, i cili kur ishte në Verona, ngriti dhe drejtoi një orkestër simfonike, e kur u kthye në Shqipëri në vitin 1924, shërbeu si këshilltar ushtarak në qeverinë e Fan Nolit.  Gjatë viteve të Monarkisë së Zogut, ai u aktivizua me shoqëritë kulturore e artistike në qytetin e

U shkarkua nga vettingu si drejtor i Policisë së Lezhës, emërohet këshilltar i Muhamet Rrumbullakut

Image
Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është emëruar si këshilltar i drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrubullaku. Bushati u shkarkua nga nga detyra, për shkak të procesit të vettingut. Ai nuk kishte plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale. “Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim për shkakrimin e Bushatit.

Nga Genc Burimi/ Pse po rikthehet Basha?

Image
Në faqen “Facebook” të ambasadës amerikane në Tiranë gjendet i botuar në 9 maj një reportazh televiziv, që do ta rekomandoja nxehtësisht për të kuptuar kulisat e errëta të qeverisë shqiptare, ku ndoshta mbahet peng Lulzim Basha. Bëhet fjala për emisionin investigativ “31 Minuta” të A2/CNN, që në edicionin e fundit pasqyron lojën surrealiste midis qeverise shqiptare dhe shtetasve shqiptarë, që kanë fituar gjyqe kundër qeverisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Kur zbulon në reportazhin në fjalë metoda të denja për një republikë bananiere të qeverisë së Edi Ramës në mënyrën sesi trajtohet drejtësia e formës se prerë dhe viktimat, të kap refleksi për të vërtetuar nëse po konsulton vërtet website-in e ambasadës amerikane apo një faqe “Facebook” të piratuar? Si mundet që znj.Yuri Kim të sponsorizojë një reklamë kaq të shëmtuar ndaj Kryeministrit të vendit që po negocion të hyjë në Europë, duke pështyrë njëkohësisht mbi vendimet e drejtësisë europiane? Janë mbi 50

Ministrja Bilali: Velipoja së shpejti me nënstacion të ri energjie elektrike/Ky investim pritet të plotësojë kërkesat e operatorëve turistikë dhe vetë banorëve

Image
Eshte miratuar ne mbledhjen e fundit te keshillit kombetare te territorit leja e ndertimit te nenstacionit te ri me vendodhje ne velipoje . lajmin e ka bere me dije Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Edona Bilali permes nje njoftimi ne fb  Miratuam sot në mbledhjen e KKT lejen e ndërtimit të infrastrukturës për objektin: “Ndërtimi i Nënstacionit të ri 110/35/20”, me vendndodhje në Velipojë, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH)” sh.a.  . Aktualisht, zona e Velipojës furnizohet nga N/Stacioni 35/6 kV, i cili furnizon me energji të gjithë zonën turistike të plazhit Velipojë dhe është ndërtuar në vitin 1992. Nënstacioni ka të instaluar dy transformatorë fuqie me fuqi 5.6MVA dhe 10 MVA dhe me tensione 35/6 kV. Jo vetëm plazhi me vijën më të gjatë bregdetare të detit Adriatik, por edhe një zonë e rëndësishme për ekonominë e Shkodrës, ky investim plotëson kërkesat e operatorëve turistikë dhe vetë banorëve. Bashkë me lidhjen

Shiroka një ndër pikat turistike më të preferuara/Qytetarët: Problem vijon të jetë mirëmbajtja dhe pastrimi

Image
Megjithse nje dite jave Shiroka po vizitohet nga turiste vendas dhe te huaj.  Qytetare te shumte,  vijojne te zgjedhin Shiroken per te shijuar bukurite e saja dhe qetesine qe te ofron kjo zone. Ato thone se e vizitojne shepsh kete zone ndersa e vlersojne per pejsazhin qe te ofron. Problem vijon te jete mirembatja ndersa verehet se ne disa pjese te saj ka presence te mbeturinave. Përveç vlerave të padiskutueshme që të servir, Shiroka ka shansin që është gjeografikisht shumë pranë qytetit, çka i jep mundësi komunitetit ta frekuentojë më lehtësisht dhe pa shpenzime ekonomike, siç mund të ndodhë me plazhet e tjera larg qytetit, si Velipoja dhe të tjera të kësaj natyre. I gjithë ky fluks vizitorësh që ka filluar të frekuentojë Shirokën, patjetër që ka dhënë ndikimin në fushën e biznesit, investimet e të cilit vitet e fundit në këtë zonë kanë ardhur në rritje.

Humbja e zgjedhjeve të 14 Majit, vjen reagimi zyrtar i PD DEGA Shkodër: Bandat e kriminelët bënë....

Image
DEKLARATË  E PARTISË DEMOKRATIKE  DEGA SHKODËR  Partia Demokratike e Shkodrës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah dhe në interes të qytetetarëve dhe demokratëve të ndershëm të Shkodrës.  Me këte përgjegjësi dhe vetëdije Partia Demokratike vendosi që në zgjedhjet e 14 majit të përfaqësohej vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak në Shkodër.  Të bindur në këtë vendimmarrje të drejtë, kemi qenë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për ruajtuar dhe mbrojtur votën opozitare.  Për fat të keq humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar shumë më parë se zgjedhjet e 14 majit. Kjo humbje e ka fillimin në marrëveshjet fshehta në zgjedhjet 6 marsit 2021, kur në dakortësi të plotë Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarrit, të gjithë nongratat, bandat e kriminelët në një sulm të paprecedentë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, me një qëllim: mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij.  6 marsi ishte skena e një krimi zgjedhor, por Sali Berisha nuk i kontestoi procesin e

Grerëza e gështenjës/Krifca nga Malësia e Madhe: Prej 4 vitesh po e luftojmë në mënyrë biologjike

Image
Grereza e geshtenjes prej vitesh ka shkaktuar deme te medha ne kultivimin e geshtenjes e vecanerisht ne zonen e Malesise se Madhe. Prej 4 vitesh ministria e bujqesise ka ndermarre nje aksion per luftimin e saj ne menyre biologjike. Kete sezon hedhja e insektit qe lufton kete semundje u inspektua nga ministrja e Bujqesise Frida Krifca e cila vuri theksin tek rendesia qe ka kultivimi i geshtenjes ne ekonomine e zones. Lufta ndaj grerezes ka nisur te jape efektet pozitive. Krifca tha se ne 4 muajit e pare te ketij viti prodhimtaria e kultures se geshtenjes eshte rritur jo vetem ne sasi dhe ne cilesi. Mirëmbajtja dhe ruajtja e gështenjës u bë e mundur përmes një insekti të krijuar në kushte laboratorike në laboratorë të certifikuar europianë, i cili përjashton përdorimin e pesticideve ose formave të tjera që kanë efekte jo shumë të ndjeshme. Kjo është një nga mënyrat më efikase për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gështenjës, që aplikon sot çdo vend i Bashkimit Evropian.Gështenjat e vendit tonë

Bizneset në Shkodër "të etur" për punëtorë/Sindikata a Pavarur: Punëdhënësit nuk zbatojnë ligjin për pagën minimale

Image
Të gjithë jemi dëshmitarë se po të bësh një vëzhgim në Shkodër ajo që bie në sy është fakti se një pjesë e mirë e aktiviteteve tregtare po kërkojnë punëtorë.Megjithëse bizneset në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë fuqi punëtore, punëtorët nga krahu tjetër, po në mënyrë të vazhdueshme, refuzojnë të punojnë tek ta.Por cila është arsyeja e mungesës së fuqëisë punëtore. Në këndvështrimin e saj sindikata e pavarur thotë se ka shumë arsye që kanë ndikuar në rënien e interesimit të qytetarëve për të punuar në sektorin privat.Sipas kreut të saj Albert Tuka mungesa e kontratave të punës, orari i stërgjatur, mos zbatimi i ligjit për pagën minimale nga puëndhënësi dhe së fundmi edhe shpopullimi janë ndër faktorët kryesor të mungesës së fuqëisë punëtore. Zgjidhja e duhur duhet të jenë politikat për nxitjen e punësimit, që të kemi mundësi që punonjësit të mos emigrojnë tha ndër të tjera Tuka.

Benet Beci pa marrë ende zyrtarisht detyrën, zgjidh disa çështje të rëndësishme për Shirokën

Image
Në Shirokë, me banorë e përfaqësues të bizneseve aty. Mbeturinat, trafiku, parkimet, banjot publike, monitorimi e riparimet në këtë zonë janë çështjet e diskutuara. Në pritje të zyrtarizimit si kryetar bashkie, kam bërë dy ndërhyrje konkrete. I kam kërkuar drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe kam marrë garancinë e tij që patrulla e policisë do të jetë e pranishme me kohë të plotë për mbarëvajtjen e trafikut dhe parkimeve në zonë. U kam kërkuar bizneseve në zonë dhe kompanisë përgjegjëse për pastrimin e saj që nxjerrja, grumbullimi dhe heqja e mbeturinave të bëhen në një orar të caktuar çdo natë, duke shmangur qëndrimin e tyre gjatë ditës në kosha, aq më shumë nën temperaturat e stinës. Dua t'ju siguroj që do të bëj maksimumin që ky sezon turistik të menaxhohet sa më mirë, në dobi të qytetarëve shkodranë, bizneseve në zonë e turistëve që shpresojmë të jenë të shumtë.

Mbrojtje biologjike e gështenjës kundër grerëzës së zezë, Krifca: Metode e certifikuar nga BE, ruajmë cilësinë e produktit

Image
Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka nisur këtë të martë (30 maj) fushatën për të katërtën vit radhazi, për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza e zezë, në zonën e Reçit, në Malësinë e Madhe. Në nisje të këtij procesi, ishte e pranishme dhe ministrja Frida Krifca e cila shprehu angazhimin e Ministrisë për mbrojtjen biologjike, me qëllim ruajtjen e cilësisë së gështenjës. “Ne prodhojmë diku 5-6 mijë tonë gështenja në vit dhe janë rreth 2500 hektarë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Në zonën e Malësisë së Madhe , në Reç, Gruemirë, në Shalë të Shkodrës, në masivin e madh të Tropojës, ne duam që ato familje bujqësore, të cilat jetojnë përmes gështenjës, të kenë mundësinë të jetojnë me dinjitet. Ndërkohë, duam të forcojmë sektorin e gështenjës, sepse është një produkt i rëndësishëm edhe për eksportet bujqësore që ne kemi, pasi 25 % e prodhimit të gështenjës në rang vendi shkon drejtë vendeve të Europës si eksport bujqësor. Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe m

Fundi i misionit në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim ndalon në Shkodër, vizitë në Arqipeshkvi

Image
Dje, Imzot Angelo Massafra priti në takim Shkëlqësinë e Saj Yuri Kim , Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ishte kërkesa e zonjes Ambasadore të kishte një takim përshëndetës pas përfundon misionin e saj në Shqipëri. Imzot Massafra si shenjë falenderimi i dhuroj Medalien e Martirëve të Shqipërisë bashke me fuguren me reliken e tyre. Statusi ambasades se SHBA:  🇦🇱 Ambasadorja Yuri Kim vizitoi Shkodrën pas qëndrimit në Tropojë si pjesë e turit të saj lamtumirës në të gjithë Shqipërinë. Ambasadorja Kim falënderoi njerëzit në veri të Shqipërisë që shfaqën historinë dhe karakterin e tyre dhe treguan ç’do do të thotë të jesh i fortë dhe besnik, të ngresh zërin për atë që beson dhe në të njëjtën kohë, të jesh i hapur ndaj botës dhe të tregosh mirësi ndaj të huajve. Ajo tha se u është përgjithmonë mirënjohëse shqiptarëve për mikpritjen, frymëzimin dhe shembullin e tyre.

“Ngeci” në Vetting, shkarkohet drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati

Image
Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra, për shkak të procesit të vettingut. Bëhet me dije se ai nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale. “Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim. Bushati u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës në mars të vitit të kaluar,  duke zëvendësuar Oltian Bistrin. Më parë ai kishte mbajtur  detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Organizata e Aktivistes Nga Montreali Bashkëpunime Me Bashkinë Shkodër

Image
Oli Pero është një vajzë shkodrane që jeton në Montreal të Kanadasë. Ajo ka mbaruar studimet për financë dhe kontabilitet në Universitetin e Shkodrës. Është themeluese e një organizate vullnetare që quhet “Animals Need Me”, veprimtaria e së cilës është e bazuar në Shkodër. “I shkruajmë këto rreshta, jo pa emocione. Mbas 10 viteve punë e përpjekje, mbas shumë mundimeve e sakrificave, organizata jonë, bëhet e para në Shqipëri që arrin një marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë e qytetit, për menaxhimin e strehës së qenve endacakë.””- shkruan ajo në profilin e saj në Facebook. “Është një moment historik, jo vetëm për ne por një fitore shpresëdhënëse edhe për organizatat e tjera. Në një shtet si ky i yni, që numëron pafund abuzime me kafshët e rrugës (edhe në formë institucionale), një marrëveshje e tillë i hap rrugë trajtimit adeguat të fenomenit. Bashkia e Shkodrës, me ato pak mundësi që ka patur, është e para dhe e vetmja që ka treguar konsistencë dhe vullnet për zgjidhje. Falenderojmë Z.

Shkodra e "rrethuar" me mbeturina/ reagon Prefektja Angoni: Situata e patolerueshme, Bashkia duhet të ndërhyjë

Image
Sezoni turistik si ne qytet po ashtu edhe ne bregdet dhe mal ka nisur me heret kete vit. Mirpo celja e seoznit nuk po shoqerohet me sherbimet e duhura nga ana e Bashkise Shkoder. Prefektja e qarkut Majlinda Angoni, duke iu referuar situates thote se kjo eshte e patolerueshme. Disa here kemi derguar emaile drejt pushtetit vendor qe te marre masat e duhura per sezonin turistik. Angoni thote se situate zgjedhire nuk duhet te ndikoje aspak!Nderrimi I titullareve nuk eshte arsye qe strukturat pergjegjese per pastrimin e territorit te bien. Stacionet publike ne Velipoje ende mbeten te pa pastruara. Ndersa ne Theth gjendja me nbeturinat e akumuluara eshte ne nivele alarmante.Sipas Angonit Bashkia Shkoder duhet te reagoje menjehere ne te kundert do te detyrohen te marrin masa te metejshme deri ne penalitete.

Kalaja e Shkodrës pa parking/Situatë kaotike nga autobusët e turistëve

Image
Kalaja “Rozafa” cilësohet si një ndër sitet kulturore më të preferuar të itinerarit turistik në Shkodër ku më së shumti janë të huajt që e vizitojnë këtë objekt nëpërmjet guidave turistike.Mirëpo një fenomen që nuk po gjen zgjidhje është mungesa e parkingut për autobusët dhe mjetet e ulëta duke u krijuar një gjendje kaotike sa e kanë të vështirë të lëvizin edhe vizitorët këmbësorë. Shoferi i njërit prej autobusëve me turistë nga polonia tha për RTSH Shkodra  se vjne 4-5 herë në vit në Shkodër dhe gjithmonë është I njëjti problem Ndërkohë një fënomen i cuditshëm ndodhi në kthesën e kalasë me kabllot e telefonisë fikse dhe internetit të cilat u dëmtuan nga ky autobus që mbërriti bashkë me turistë nga Cekia.Këto kabllo duhet të ishin nëntokë dhe jo të lihen në një distancë të ulët nga toka. Gjatë përiudhës turistike janë me mijëra shqiptarë dhe të huaj që vizitojnë kalanë Rozafa , porn ë dispozicion është një hapësirë e pamjaftueshme me kapacitet jo më shumë se 4 autobusë. Ky është  nje p

Shkodër, fasadat e pallateve të amortizuara/ Arkitekti Çuni: Shkodra ka gjendjen më të keqe të pallateve në vend

Image
Rehabilitimi i fasadave të pallateve ne Shkoder tashme eshte bere nje domosdoshmeri Keto godina te ndertuarara para viteve 1990 janë në gjendje tejet të amortizuar saqë disa janë kthyer në rrezik jo vetëm për banorët që jetojnë aty por edhe kalimtarët. Arkitetkitn  Zef Çuni thote se qyetiti i shkodres ka gjendjen me te keqe te pallateve ne vend, mos mirembatja e tyre si dhe ndertimet pa leje kane krijuar nje situate te shemtuar. Çuni thote se rehabilitimi I tyre nuk kerkone fonde te medha por kerkon nje menaxhim me te mire te bashkise. Krahas sigurise, pamja që të ofrojnë këto fasada lënë një shije aspak të mirë tek qytetarët ashtu dhe tek turistët që në këto ditë nuk janë të pakët. Madje për shumë turiste këto pamje fiksohen në aparatet e tyre si për të treguar gjurmët e një vend të dalë nga komunizmi .

"Të ndërtohet raport i ri me njësinë antikorrupsion", Manja: Nevojitet Kod i ri Civil dhe Penal

Image
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka përsëritur nevojën për një Kod të ri Civil dhe një Kod të ri Penal. Sipas ministrit, grupi i punës për hartimin e kodit të ri penal, ka një produkt, ndërsa shtoi se ka përfunduar hartimi i pjesës së përgjithshme. Në fund të muajit korrik, tha Ministri, do të përfundojë dhe pjesa e posaçme, për të ardhur më pas me një draft të Kodit Penal, i cili do të kalojë në disa faza. Për Manjën, Kodi i ri Penal, është një reformë e domosdoshme politiko-juridike. “Sugjerimi që MD të fillojë nga puna për miratimin e kodit të ri civil është i duhuri. Do kohë dhe punë. Po ashtu edhe kodi i ri penal. Duhet ta dini që grupi i punës i ngritur për hartimin e kodit të ri penal ka një produkt që është produkt i grupit të punës, ka përfunduar hartimi i pjesës së  përgjithshme të kodit penal ka përfunduar. Grupi i punës deri në fund të korrikut përfundon dhe pjesën e posaçme dhe do kemi një draft të kodit penal që do marrë të gjithë kohën e duhur dhe fazat e konsultimit pub

QARKU I SHKODRËS GODITET NGA NJË TËRMET I LEHTË, Epiqendra 24 km në juglindje të Pukës

Image
Një tërmet i lehtë ka goditur sot qarkun e Shkodres dhe është ndjerë edhe në Mal të Zi. Departamenti i Sizmologjisë njoftoi se në orën 10 e 21 minuta është regjistruar një tërmet i lehtë, me epiqendër 24 km në juglindje të Pukës në Shqipëri. Intensiteti i tërmetit ishte 3.6 I shkallës Rihter, Sipas të dhënave, fokusi i këtij tërmeti ka qenë në një thellësi prej 3 kilometrash. Ndersa behet me dije se nga keto lekundje nuk jane shkakuar deme

POLICIA E SHKODRËS SHTON KONTROLLET, Gjatë një jave 114 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar

Image
Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.DVP Shkodrës njofton se gjatë javës që lamë pas 114 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar; 44 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit; 49 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 244 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 5 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Dy persona humbin jetën në menyrë aksidentale në Shkodër

Image
Shkodër/Informacione paraprake -Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, në lagjen “Liria”, shtetasi Sh. B., 28 vjeç, banues në lagjen “Liria”, duke drejtuar automjetin tip “Dayang”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Për shkak të dëmtimeve të marra nga ky aksident, 28-vjeçari ka humbur jetën. -Ditën e djeshme, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë, shtetasi P. K., 34 vjeç, banues në fshatin Breg Lumi, Shkodër, pasi dyshohet se më datë 17.05.2023, është rrëzuar aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia e një peme lisi në fshatin Theth.  Grupet hetimore vijojnë punën për dokumentimin ligjor të rrethanave të këtyre ngjarjeve.

Turistët e huaj zgjedhin Valbonën për të eksploruar natyrën

Image
Në Valbonë sezoni turistik është çelur që në fillim të muajit maj. Turistët që e kanë vizituar deri tani janë kryesisht nga Gjermania. Ata pëlqejnë të eksplorojnë natyrën. Një shqiptar nga Ulqini ka sjellë disa turistë nga Shtutgarti dhe Koln i Gjermanisë, të cilët prej vitesh pushonin në hotelin e tij. Ai preferon të promovojë kryesisht turizmin në vendet e Shqipërisë. Sipas turistëve të huaj, me aq sa kanë parë deri tani, nuk i mungon asgjë turizmit shqiptar Sa i përket terrenit të thepisur, për personat që duan të eksplorojnë shtigjet, mendojnë se janë të sigurta.

Ndryshime të bujshme në televizion, ‘Klanifornia’ largohet nga Tv Klan

Image
Nga sezoni i ardhshëm televiziv spektaklin e humorit “Klanifornia” nuk do e shohim më në TV Klan. Lajmi është bërë i ditur nga burime ekskluzive për “Vip Magazine” ku thuhet se programi i humorit ka mbyllur kontratën me televizionin kombëtar. Nuk dihet nëse trupa e humorit do të zhbëhet apo do të zhvendoset në sezonin e ardhshëm në një tjetër ekran televiziv. Deri më tani, ndër aktorët e humorit që ka njoftuar largimin nga ky televizion është Jul Deda, i cili ditën e djeshme ka postuar edhe foton e fundit në ambientet e tij.

Gjendet një granadë e vjetër në Shëngjin

Image
Një granatë është gjetur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Granata është e vjetër dhe e ndryshkur dhe dyshohet se i përket kohës së luftës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë të cilat kanë rrethuar zonënë ndërkohë që pritet ndërhyrja e forcave xheniere për heqjen e saj.

Në fund të qershorit mbyllen gjykatat Administrative të Shkallës së Parë në Durrës, Korçë, Shkodër, Gjirokastër dhe Vlorë

Image
Nga Armando META Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë në Durrës, Korçë, Shkodër, Gjirokastër dhe Vlorë, deri me 30 qershor 2023, do të  ndërpresin të gjitha veprimtaritë. Vendimi është firmosur nga kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në ligjin për organizimin e pushtetit gjyqësor, statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, me propozim të Komisionit të Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit, ka vendosur që gjykatat administrative të Shkallës së Parë në Durrës, Korçë dhe Shkodër, do të transferohen në Tiranë. Gjykata e Administrative e Shkallës së Parë Tiranë do të mbajë të njëjtin emërtim pas datës 1.7.2023, kur shkrihen gjykatat e sipërcituara. Numri i gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë do të përcaktohet me akt të veçantë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.  Gjyqtari i emëruar/caktuar në një pozicion të përhershëm në Gjykatën Administrative të Shk

E pazakontë! Zyrtari indian kullon të gjithë digën për të marrë telefonin e humbur

Image
Nuk është e padëgjuar të bësh përpjekje të dëshpëruara për të gjetur një telefon të humbur, por një burrë nga India i çoi këto përpjekje në një nivel tjetër. Një inspektor qeveritar i ushqimit në Indi është pezulluar pasi urdhëroi që të kullohej një rezervuar i tërë me miliona litra ujë, kur i ra pajisja e tij Samsung teksa bënte një selfie. Sipas BBC, u deshën tre ditë që Rajesh Vishwas të gjente telefonin e tij. Por deri atëherë, telefoni ishte prishur dhe nuk mund të rregullohej më.Vishwas është akuzuar për keqpërdorim të pozicionit të tij, pavarësisht se pretendonte se telefoni mbante të dhëna të ndjeshme qeveritare të cilat duheshin ruajtur. Zyrtari qeveritar hodhi telefonin e tij prej 1200 dollarësh në digën Kherkatta, në shtetin qendror indian të Chhattisgarh. Mediat indiane cituan një deklaratë të zotit Vishwas, në të cilën ai tha se kishte paguar për një pompë nafte, pasi zhytësit vendas nuk mund ta gjenin telefonin. Ai tha se kishte marrë lejë nga një zyrtar për të derdhur uj

"NETËT E KLIPIT SHQIPTAR"/Ulqini gati për të mirëpritur edicionin e 20-të

Image
Pak orë përpara nisjes së natës gala të festivalit "Netët e Klipit Shqiptar" ,qyteti i Ulqinit është gati për të mirëpritur edicionin e 20-të të tij. Poshtë kalasë së qytetit po punohet për montimin e skenës në mënyrë që gjithçka të jetë ashtu siç duhet ,ndërsa producenti Petri Bozo tregon rreth përgatitjeve të fundit ku thotë se surprizat nuk do të mungojnë. Për herë të pestë ky festival zhvillohet në qytetin e Ulqinit në Malin e Zi, ndërsa organizimi i këtij është një reklamë e mirë për turizmin e zonës. Edhe për qytetarët dhe turistët që vizitojnë Ulqinin premtojnë se do të jenë të pranishëm në këtë eveniment. Edicioni i 20-të i festivalit "Netët e Klipit Shqiptar" do të transmetohet  drejtpërdrejtë në ekranin e RTSH-së.

Basha: Bëra një hap pas sepse s’doja një luftë të brendshme! Do t’i përkushtohen një opozitë të vërtetë

Image
Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke se po konfirmon gjithnjë e më shumë qëllimin e tij për të patur sërish një rol të rëndësishëm në Partinë Demokratike. Teksa ka njoftuar mbi zhvillimin e një takimi me një grup anëtarësh të PD të Njësisë nr. 2 në Tiranë, Basha ndalet te dorëheqja e tij, teksa thotë se bëri një hap pas për të shmangur një luftë të brendshme. Ai thekson se do t’i përkushtojë energjitë e tij te një opozitë e vërtetë, ndërsa shton se, sipas tij, vetëm një alternativë e qartë, që ka në qendër hallet e qytetarëve dhe jo ato të politikanëve mund të sjellë ndryshimin e vërtetë. “Me shumë kënaqësi iu përgjigja ftesës për një kafe nga një grup kontribuesish dhe qendrestarësh të PD-së në degën 2 në Tiranë. Zhvilluam një bisedë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, ku i’u përgjigja pa asnjë hezitim pyetjeve, interesit dhe shqetësimeve të tyre dhe këtë do të bej me të gjithë pjesëtarët e familjes sonë politike. Por unë nuk do të bëhem kurrë pjesë e baltosjes, edhe kur të vazhdojnë siç