“Ngeci” në Vetting, shkarkohet drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati



Drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra, për shkak të procesit të vettingut.

Bëhet me dije se ai nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale.

“Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim.

Bushati u emërua Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës në mars të vitit të kaluar,  duke zëvendësuar Oltian Bistrin. Më parë ai kishte mbajtur  detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni