Turistët e huaj zgjedhin Valbonën për të eksploruar natyrën



Në Valbonë sezoni turistik është çelur që në fillim të muajit maj. Turistët që e kanë vizituar deri tani janë kryesisht nga Gjermania. Ata pëlqejnë të eksplorojnë natyrën.

Një shqiptar nga Ulqini ka sjellë disa turistë nga Shtutgarti dhe Koln i Gjermanisë, të cilët prej vitesh pushonin në hotelin e tij.

Ai preferon të promovojë kryesisht turizmin në vendet e Shqipërisë. Sipas turistëve të huaj, me aq sa kanë parë deri tani, nuk i mungon asgjë turizmit shqiptar

Sa i përket terrenit të thepisur, për personat që duan të eksplorojnë shtigjet, mendojnë se janë të sigurta.

Comments