Arvit Bushati shoqërohet në polici, Reagon PD: Policia e Shkodrës i është nënshtruar urdhrave politikë! Nuk ka asnjë shkresë për Arvit Bushatin
Partia Demokratike, Komisioni i Rithemelimit ka reaguar për shoqërimin në polici të administratorit të Ujësjellësit në Shkodër, Arvit Bushati mbrëmjen e sotme. Sipas grupimit të drejtuar nga Sali Berisha, shoqërimi i nënkryetarit të FRPD është bërë pa mandat nga efektivët.
“Efektivët e policisë pa asnjë shkresë, por vetëm nga urdhrat politik të shpërndara përmes telefonit bënë ndalimin e tij duke zgjedhur ti nënshtrohen kërkesave absurde të eprorëve, ndërsa bëjnë sehir përpara krimit që ka mbërthyer Shkodrën duke mbjellë pasiguri për qytetarët e saj”, thuhet në deklaratë.
Partia Demokratike i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe të gjitha strukturave ligjzbatuese të qëndrojnë larg urdhrave politik. Sipas deklaratës zyrtare, në të kundërt do të përballen me forcën e ligjit dhe nuk do të ketë Edi Ramë që t’i mbrojë përballë këtij skenari antiligjor.
Comments
Post a Comment