Tropoja me muze të ri, BE marrëveshje për rikonstruksionin e godinës


Bashkia Tropojës në bashkëpunim me Zyrën e Integrimit Europian nënshkruan marrëveshjen e projektit për rikonstruksionin dhe vënien plotësisht në funksionim të muzeut.

Numri i madh i turistëve vendas dhe të huaj që po vizitojnë rajonin e Tropojës në vitet e fundit ka sjellë nevojën e ri ngritjes së këtij institucioni të rëndësishëm për memorien e kësaj zone me vlera kulturore dhe tradita.  

Dy zyrat e Integrimit Europian të Tropojës dhe të Tivarit në Malin e Zi fituese të projektit që punojnë në partneritet, nënshkruan marrëveshjen me kryetarin e bashkisë Tropojë, Rexh Byberi për fillimin e punimeve të vënies në punë të Muzeut të Tropojës .

Ky muze është dëmtuar shumë duke humbur edhe një mori objektesh të rëndësishme që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Njëkohësisht dëme kanë pësuar disa piktura të mëdha murale mjaft të rëndësishme nga lagështia pasi mbulesa e çatisë është e dëmtuar.

Ndaj gjetja e fondeve për  rehabilitimin e plotë të muzeut nga Bashkia dhe zyra e Integrimit Europian në Tropojë është një hap pozitiv për kulturën e kësaj treve por edhe vënien në funksion të muzeut ndaj turisteve .

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni