Kalaja e Shkodrës pa parking/Situatë kaotike nga autobusët e turistëve



Kalaja “Rozafa” cilësohet si një ndër sitet kulturore më të preferuar të itinerarit turistik në Shkodër ku më së shumti janë të huajt që e vizitojnë këtë objekt nëpërmjet guidave turistike.Mirëpo një fenomen që nuk po gjen zgjidhje është mungesa e parkingut për autobusët dhe mjetet e ulëta duke u krijuar një gjendje kaotike sa e kanë të vështirë të lëvizin edhe vizitorët këmbësorë. Shoferi i njërit prej autobusëve me turistë nga polonia tha për RTSH Shkodra  se vjne 4-5 herë në vit në Shkodër dhe gjithmonë është I njëjti problem
Ndërkohë një fënomen i cuditshëm ndodhi në kthesën e kalasë me kabllot e telefonisë fikse dhe internetit të cilat u dëmtuan nga ky autobus që mbërriti bashkë me turistë nga Cekia.Këto kabllo duhet të ishin nëntokë dhe jo të lihen në një distancë të ulët nga toka. Gjatë përiudhës turistike janë me mijëra shqiptarë dhe të huaj që vizitojnë kalanë Rozafa , porn ë dispozicion është një hapësirë e pamjaftueshme me kapacitet jo më shumë se 4 autobusë. Ky është  nje problem qe shqeteson turistet vit pas viti por deri me tani as bashkia dhe as drejtoria e kultures nuk kane gjetur nje zgjidhje .

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni