U shkarkua nga vettingu si drejtor i Policisë së Lezhës, emërohet këshilltar i Muhamet Rrumbullakut
Ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Vehbi Bushati është emëruar si këshilltar i drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrubullaku.
Bushati u shkarkua nga nga detyra, për shkak të procesit të vettingut. Ai nuk kishte plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale.
“Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim për shkakrimin e Bushatit.
Comments
Post a Comment