Organizata e Aktivistes Nga Montreali Bashkëpunime Me Bashkinë Shkodër
Oli Pero është një vajzë shkodrane që jeton në Montreal të Kanadasë. Ajo ka mbaruar studimet për financë dhe kontabilitet në Universitetin e Shkodrës. Është themeluese e një organizate vullnetare që quhet “Animals Need Me”, veprimtaria e së cilës është e bazuar në Shkodër.
“I shkruajmë këto rreshta, jo pa emocione.
Mbas 10 viteve punë e përpjekje, mbas shumë mundimeve e sakrificave, organizata jonë, bëhet e para në Shqipëri që arrin një marrëveshje bashkëpunimi me bashkinë e qytetit, për menaxhimin e strehës së qenve endacakë.””- shkruan ajo në profilin e saj në Facebook. “Është një moment historik, jo vetëm për ne por një fitore shpresëdhënëse edhe për organizatat e tjera.
Në një shtet si ky i yni, që numëron pafund abuzime me kafshët e rrugës (edhe në formë institucionale), një marrëveshje e tillë i hap rrugë trajtimit adeguat të fenomenit. Bashkia e Shkodrës, me ato pak mundësi që ka patur, është e para dhe e vetmja që ka treguar konsistencë dhe vullnet për zgjidhje.
Falenderojmë Z. Bardh Spahia, nënkryetarin Z. Tonin Dedaj dhe drejtorin e veterinarisë Z. Alban Sekja për besimin dhe bashkëpunimin!”- vazhdon znj. Pero
Comments
Post a Comment