Grerëza e gështenjës/Krifca nga Malësia e Madhe: Prej 4 vitesh po e luftojmë në mënyrë biologjike
Grereza e geshtenjes prej vitesh ka shkaktuar deme te medha ne kultivimin e geshtenjes e vecanerisht ne zonen e Malesise se Madhe. Prej 4 vitesh ministria e bujqesise ka ndermarre nje aksion per luftimin e saj ne menyre biologjike. Kete sezon hedhja e insektit qe lufton kete semundje u inspektua nga ministrja e Bujqesise Frida Krifca e cila vuri theksin tek rendesia qe ka kultivimi i geshtenjes ne ekonomine e zones. Lufta ndaj grerezes ka nisur te jape efektet pozitive. Krifca tha se ne 4 muajit e pare te ketij viti prodhimtaria e kultures se geshtenjes eshte rritur jo vetem ne sasi dhe ne cilesi. Mirëmbajtja dhe ruajtja e gështenjës u bë e mundur përmes një insekti të krijuar në kushte laboratorike në laboratorë të certifikuar europianë, i cili përjashton përdorimin e pesticideve ose formave të tjera që kanë efekte jo shumë të ndjeshme. Kjo është një nga mënyrat më efikase për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gështenjës, që aplikon sot çdo vend i Bashkimit Evropian.Gështenjat e vendit tonë dhe mjalti që prodhohet prej tyre njihen për vlerat e rralla kurative dhe kërkesat e larta për treg brenda e jashtë vendit kanë shtuar të ardhurat e familjeve në zonat më veriore të vendit. Eksportet e gështenjave “Made in Albania” rriten çdo vit duke gjeneruar miliona euro të ardhura në ekonominë e vendit. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.
Comments
Post a Comment