Makina përplas për vdekje 36-vjeçarin Gentjan Gjergji

Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e së hënës në segmentin e autostradës Milot-Fushë Krujë pranë fshatit Bushnesh.

Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor i identifikuar si Gentjan Gjergji, rreth 36 vjeç.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Comments