POLICIA E SHKODRËS SHTON KONTROLLET, Gjatë një jave 114 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar
Policia Rrugore e Shkodrës vijon kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.DVP Shkodrës njofton se gjatë javës që lamë pas 114 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar; 44 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit; 49 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 244 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 5 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara; Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.
Comments
Post a Comment