"Të ndërtohet raport i ri me njësinë antikorrupsion", Manja: Nevojitet Kod i ri Civil dhe Penal



Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka përsëritur nevojën për një Kod të ri Civil dhe një Kod të ri Penal.

Sipas ministrit, grupi i punës për hartimin e kodit të ri penal, ka një produkt, ndërsa shtoi se ka përfunduar hartimi i pjesës së përgjithshme.

Në fund të muajit korrik, tha Ministri, do të përfundojë dhe pjesa e posaçme, për të ardhur më pas me një draft të Kodit Penal, i cili do të kalojë në disa faza. Për Manjën, Kodi i ri Penal, është një reformë e domosdoshme politiko-juridike.

“Sugjerimi që MD të fillojë nga puna për miratimin e kodit të ri civil është i duhuri. Do kohë dhe punë. Po ashtu edhe kodi i ri penal. Duhet ta dini që grupi i punës i ngritur për hartimin e kodit të ri penal ka një produkt që është produkt i grupit të punës, ka përfunduar hartimi i pjesës së  përgjithshme të kodit penal ka përfunduar. Grupi i punës deri në fund të korrikut përfundon dhe pjesën e posaçme dhe do kemi një draft të kodit penal që do marrë të gjithë kohën e duhur dhe fazat e konsultimit publik. Kodi i ri penal është reformë politiko-juridike”, tha Manja.

Më tej, duke u ndalur te njësia anti-korrupsion, Ministri vuri theksin te ndërtimi i një raporti të ri.

“Sot organizuam këtë tryezë për t’iu dëgjuar ju si të ndërtojmë një raport të ri me njësinë antikorrupsion në MD.

Me disa nga ju kam marrë takime, problematika, kryesisht shqetësime në kuadrin rregullator, që të ndërhyhet në ligj. Por ama finalizim të rasteve konkrete kur dyert e administratës publike kanë qenë të ftohta dhe ju i hapni vetë me mekanizmat tuaj, ne nuk kemi patur.

Ju na vini në provë dhe pastaj e kemi të lehtë të bëjmë analizën se nuk qëndruam ne, apo mungon dëshira nga ana juaj për bashkëpunim”, u shpreh ai.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983