Alpe të pastra”, në fshatin Sumë u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa
Në qarkun Shkodër, gjatë kontrolleve në kuadër të fazës së 4-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, në fshatin Sumë, njësia administrative Pult, u gjetën 830 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese të vogël që sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Strukturat hetimore të Policisë vijojnë veprimet e thelluara për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Alpe të pastra” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Comments
Post a Comment