Benet Beci pa marrë ende zyrtarisht detyrën, zgjidh disa çështje të rëndësishme për Shirokën
Në Shirokë, me banorë e përfaqësues të bizneseve aty. Mbeturinat, trafiku, parkimet, banjot publike, monitorimi e riparimet në këtë zonë janë çështjet e diskutuara.
Në pritje të zyrtarizimit si kryetar bashkie, kam bërë dy ndërhyrje konkrete.
I kam kërkuar drejtuesit të Policisë së Shtetit dhe kam marrë garancinë e tij që patrulla e policisë do të jetë e pranishme me kohë të plotë për mbarëvajtjen e trafikut dhe parkimeve në zonë.
U kam kërkuar bizneseve në zonë dhe kompanisë përgjegjëse për pastrimin e saj që nxjerrja, grumbullimi dhe heqja e mbeturinave të bëhen në një orar të caktuar çdo natë, duke shmangur qëndrimin e tyre gjatë ditës në kosha, aq më shumë nën temperaturat e stinës.
Comments
Post a Comment