Shkelja e të drejtave nga administrata publike Shkodër/Komisionerët e Avokatit të Popullit njihen me ankesat
Ankesat dhe rastet e shkeljeve të së drejtave nga organet e administratës publike në Shkodër kanë qënë fokusi i takimit që u zhvillua nga Institucioni i Avokatit të Popullit në kuadër të projektit “IPA” me përfaqësues të shoqërisë civile në këtë qytet. Kryetari I Shoqatës së Para Tetraplegjikëve Saimir Beqiri ngriti si shqetësim të vazhdueshëm dhe pazgjidhje mungesën e infrastrukturës rrugore, të rampave nëpër isntitucinet e shtetit, si dhe zënia nga automjetet e parkingjeve të dedikuara për këtë kategori. Nga ana tjetër Elvira Lezha mësuese në shkollën speciale “3 Dhjetori” e vuri theksin tek mungesa e ofrimit të shërbimit dentar dhe shëndetësor në përgjithësi. Problematikat e evidentuara në këtë takim u morën në konsideratë nga institucioni i Avokatit të Popullit i cili premtoi se do të përgatisë rekomandime të menjëhershme për institucionet lidhur rastet e shkeljeve të drejtave të individëve.
Comments
Post a Comment