I riu mbytet në lumin Mat, nisin kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit
Një i ri është dyshohet se është mbytur në lumin Mat këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura me harqe”, ndërsa sipas policisë, 22- vjeçari me iniciale V. N. dyshohet se gjatë peshkimit me shokët e tij, aksidentalisht ka rënë në lumë dhe e ka marrë rrjedha.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, të cilët kanë filluar kërkimet për gjetjen e 22-vjeçarit.
Trupi i tij ende nuk është gjetur.
Comments
Post a Comment