Për të mos harruar Spaçin, ’Tingujt e kujtesës’ rikujtojnë Havzi Nelën, Luk Kaçajn, Velon dhe Zhitin
Tingujt e Kujtesës e kanë bërë të vetën. Kanë kumbuar në shpirtin e gjithë atyre në sallë që kanë vuajtur, e gjithë atyre që e kanë dëgjuar e kanë nxjerrë mësimet për të mos vuajtur më.
Falë fondacionit “Kujto” me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës dhe Konrad Adenauer-Stigfund dhe partner mediatik Radio Televizionin Shqiptar në hyrje të Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse me rastin e 50 vjetorit të Revoltës së Spaçit një ekspozitë për të njohur nga afër kampin dhe vuajtjet në Spaç, dhe një koncert për të përkujtuar artistët dhe poetët e dënuar, mijëra viktimat në diktaturën komuniste.
Kushdo që në Shqipëri ka mundësi të takojë ish-të burgosur politikë e ndjen sa të nevojshme e kanë këta njerëz të tregojnë historitë e tyre e zëri i tyre të dëgjohet.
Harresa dhe injorimi do ishte mos respekti më i madh dhe një dënim edhe më i rëndë për ta. Përkujtimi është shumë i rëndësishëm që tu kthehet dinjiteti e të fitojnë sadopak drejtësi.
Jemi për të kujtuar ata që dhanë gjithçka për liri dhe demokraci. Kanë kaluar 50 vite nga ajo revolte që shpërtheu ne Spaç, një rast i rralle i një revolte të organizuar dhe një nga rastet më të rralla të një kuraje kolektive në një diktature komuniste.
Dëshmitarët tregojnë se ata donin një Shqipëri si gjithë Europa dhe ky slogan u përsërit edhe nga studentët e dhjetorit 90. Në jemi pjesë e kësaj kujtese, sepse Zvicra mbështet aspiratat shqiptare për të qenë pjesë e Europës.
Comments
Post a Comment