Posts

Showing posts from October, 2023

U përmbyten nga reshjet, punonjësit e Ujësjelles-Kanalizime lirojnë rrugët duke pastruar rrjetin e kanalizimeve në qytet

Image
Që prej orës 18:00 qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje intensive shiu të cilat kanë krijuar probleme në disa akse rrugore të Shkodrës.  Punonjës të Ujësjellës - Kanalizime dhe shërbimeve publike kanë qënë të gjithë në terren për rikthimin e normalitetit në qytet në kohë rekord.  Bashkia Shkodrës, do të ndërhyje për përmirësimin dhe lirimin e rrjetit ekzistues të kanalizimeve si prioritet dhe shërbim për banorët e Shkodrës.

“Kushëriri qeshte dhe bënte video”/ U dhunua nga nxënësi në Lezhë, mësuesja tregon si nisi sherri: Nuk i përmenda babain e ndjerë

Image
Majlinda Palushi, mësuesja që u dhunua nga nxënësi i saj, pak ditë më parë në shkollën ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë, ka folur lidhur me ngjarjen. Palushi tha në emisionin "Me Zemër të Hapur", se nuk kishte qenë në gjendje të fliste pasi ka qenë në gjendje shoku. Ajo ka treguar se gjatë debatit me nxënësin nuk e ka përmendur bababin e tij të vdekur por babain e saj.  Pyetje :  Si je? Mësuesja :  Do rri dy muaj në spital, për klavikulën, kam nevojë për fizioterapi. Nuk i kam zënë babain në gojë. Ai u kujtua pas 5 minutash pasi zura unë benë. Unë u kapa me kushërini e tij. Ai po bënte video. Ata po qeshnin. Dhe unë u kërkova që mos të qeshnin, u thash; dilni jashtë. I thash dil jashtë, dhe kur po merrja fletoren, ai ma mori dhe më shtyu. Mora telefonin me thirr policen e shkollës, për çdo incident. Policja s’më doli fare. Më duket se nuk ishte në telefon. Nxënësit nisën duke qeshur, kryesisht kushëriri i vetë. Në këtë kohë…unë i thash; vazhdojmë. Vazhdoj të bëjë ilaritet…. “Yyyy s’t

Dëmtohet sërish By-Pass-i/ Problem në këtë segment mbetet dëmtimi i parmakëve anësorë

Image
Ndonëse nuk kanë munguar ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës në By-Passin e Shkodrës si në vendosjen e trafik-ndarëses përgjatë gjithë këtij segmenti gjithashtu të sinjalistikës pranë rrethrrotullimeve dhe ndriçimit, duke i ardhur kështu në ndihmë automjeteve që qarkullojnë në këtë aks dhe këmbësorëve, sërish problem i vazhdueshëm në këtë rrugë vijon të mbetet dëmtimi i parmakëve anësorë. Vërehet që heqja e parmakëve është bërë kryesisht pranë bizneseve apo banesave. Banorët që jetojnë pranë këtij by passi nuk kanë qenë dakord për vendosjen e parmakëve anësorë pasi i kushtëzon daljen e tyre në këtë rrugë, ndaj kanë protestuar që në fillim të tenderimit. Ky investim i rëndësishëm nisi 12 vite më parë me qëllim parandalimin nga përmbytjet e qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet.

Dy dekada në arsim, nis sfidën e vërtetë/ Suela Pepa, mësuesja që u dedikohet nxënësve me aftësi ndryshe

Image
Mësuese Suela prej 2 dekadash është pjesë e arsimit në Shkodër. Fillimet i mban mend si të vështira e me plot emocione. 2 vitet e fundit Suela vendosi të ndjekë masterin në profilin pedagogji e specializuar. Këtë shtator ajo nisi një rrugëtim të ri. T’i përkushtohej fëmijëve me aftësi ndryshe. Për 20 vite nxënësit e quanin si mësuese autoritare, por tashmë mësuese Suelës iu shemb përpara syve autoriteti, duke nxjerrë në pah brishtësinë herë prej nëne e herë prej profesionisteje, sepse këta fëmijë së pari duhet ti duash, e më pas ti mësosh…Çdo mësues është hero thotë Suela, por ata që mësojnë nxënësit me aftësi ndryshe janë heronj të heshur ku puna e tyre nuk mund të matet…Për të rinjtë ka një mesazh, ta duan këtë profesion, pasi është e vetmja mënyrë për të ndriçuar mendjen dhe zemrat e brezave pasardhës…

Mbetjet inerte, problemi vijon/Fushat në Juban të Gurit të Zi janë kthyer në vend depozitimi mbetjesh

Image
Në fshatin Juban të njësisë Gur i Zi prej shumë kohësh disa prej fushave të kësaj zone janë kthyer në vend depozitimi mbetjesh. Thuajse çdo ditë në këtë zonë shkarkohen materiale inerte dhe urbane duke ndotur ambjentin  . Banorët jashtë kamerave thonë se aty hidhen mbeturina vazhdimisht, pa u penguar nga askush. Megjithëse ka një kuadër të mirë ligjor, Shqipëria edhe sot e kësaj dite, nuk i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare menaxhimit të mbetjeve të të gjitha llojeve. Kjo situatë vërëhet edhe në disa zona të tjera kryesisht në zonat periferike dhe në brigjet e lumit Kir, ku mbeturinat e hedhura kanë ndotur zonën bëhen problem edhe sa i takon përmbytjeve pasi ndikojnë në ndryshimin e rrjedhes së lumit.

“S’ke reaguar për Gërdecin dhe 21 janarin” Argita Malltezi: Fatkeqësi, më dhemb zemra

Image
Argita Malltezi si rrallëherë ka dalë në media dhe po flet për akuzat ndaj babait të saj, Sali Berisha dhe për arrestimin e bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi. Robert Rakipllari e ka pyetur Malltezin se përse po flet pikërisht tani dhe se përse nuk ka pasur një reagim për ngjarjen e 4 Janarit, apo për Gërdecin. Rakipllari për Top Story në Top Channel: N uk kam parë të reagoni kur ka pasur pretendime ndaj babait tuaj, kur ka pasur të tilla probleme, janë vrarë katër veta në bulevard, janë vrarë 100 njerëz në Gërdec. Opozita ka akuzuar për shkelje babain tuaj, pse reagoni kur ka dicka vetëm ndaj jush? Malltezi:  Unë jam këtu sepse kam një detyrim për të shpjeguar atyre që kanë mbështetur Berishën dhe PD. Nuk jam këtu për ti kërkuar askuj asgjë. Kjo është një cështje e zhveshur nga material. Duke mos qenë person publik, nuk pritej nga unë reagim për ato situata, por pa diskutim që të gjitha janë situata që rëndojnë, pavarësisht fajit që është gjë tjetër. Situata vetë rëndon. Është fa

Argita Malltezi në Top Story për akuzat ndaj Berishës dhe bashkëshortit: Rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës

Image
Pedagogia e Fakultetit të Drejtësisë, vajza e ish-kryeministrit Berisha dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, Argita Malltezi vjen sot në një rrëfim ekskluziv në emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën dhe analistë. Nga shumë të rrallat dalje të saj mediatike, autorja e disa botimeve në fushën e të drejtës së shoqërive tregtare, Argita Malltezi vendos t’i përgjigjet pyetjeve të forta për raportin me babanë përjetimin për arrestimin e bashkëshortit dhe procedurën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani që i solli familjes së saj mbi 5 milionë euro fitime. Malltezi:   Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar. Sot unë u jam mirënjohëse që më keni ftuar, e di shumë mirë se çfarë vlere ka vala dhe hapësira kohore televizive. Të jesh i vërtetë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi. Jam përpjekur

"Kam patur shumë fletëthirrje nga SPAK"/ Kryemadhi nga Kuvendi: S'kam problem të shkoj edhe për operacionet plastike

Image
Deputetja opozitare Monika Kryemadhi ka mohuar lajmet që ka pasur fletëthirrje nga SPAK për lobim. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi është shprehur se në SPAK ka shkuar disa herë për denoncimet që ka bërë për inceneratorët. Po ashtu ka theksuar se nuk e ka problem që të shkojë në SPAK dhe për operacionet plastike.  "Unë kam patur shumë fletëthirrje nga SPAK që kanë lidhje me denoncimet për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit. S’kam problem të shkoj sërish edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK, s’jam thirrur akoma dhe jam në pritje! Jo nuk jam thirrur për lobimin”,  tha Kryemadhi.

25 vite duke shpërndarë gazeta / Nikolin Delia bën deri në 60 km në ditë, por interesi ka rënë

Image
Nuk arriti të gjejë punë si regjisor apo aktor, pasi përfundoi kursin dhe nisi të shesë gazeta. Përsonazh i kësaj historie është Nikolin Delia nga Lezha. Ngrihet heret në mëngjes dhe përgjatë gjatë gjithë ditës hyn në bare, ambiente shërbimi apo institucione për të shitur gazeta dhe libra. Këtë ritual e ndjek prej 25 vitesh, por vitet e fundit interesi për shtypin e shkruar ka rënë ndjeshem thotë Nikolini. Bën plot 50 deri në 60 km në ditë dhe nuk ndjen aspak lodhje. Më të interesuar për shtypin e shkruar janë mosha e tretë, ndërsa në këto kohë punon më shumë nga pasioni se përfitimi thotë Nikolin Delia. Nëse do vizitoni Lezhën në një moment apo në një tjetër mund të takoni Nikolinin. Nëse nuk do t’i blini gazetë a libër, ai mund t’ju tregojë ndonjë barcaletë apo do t’ju reklamojë videot humoristike.

Boga, perla e Alpeve shqiptare / Banorët: Kërkojmë mbështetje financiare nga shteti për të zhvilluar turizmin

Image
Fshati i vogël i Bogës me rreth 70 shtëpi i ndodhur vetëm 50 minuta larg Shkodrës që bën pjesë në njësinë administrative të Shkrelit në Malësi të Madhe  është ndër zonat më të bukura ne veri të vendit. Por zhvillimi që ka nisur të marrë ky fshat sipas banorëve ka nevojë që të ketë edhe shërbime për t’i dhënë hov turizmit. Rruga e ngushtë e fshatit, mos rehabilitmi i përrenjve malor dhe mos njohja e titujve të pronësisë janë disa nga problematikat që banorët shpresojnë që të  gjehet një zgjidhje. Ndërkohë Bashkia e Malësisë së Madhe ka strategji që këto destinacione turistike t’i kthejë në gjithëvjetor. Së fundmi më mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit në Bogë është ndërtuar pedonalja me ndriçim,  e gjitha me gurë dekorativë.  Vetë pozicioni gjeografik i Bogës e bën këtë trevë një ansambël të mahnitshëm, përsa i përket fushës së turizmit, që për nga llojet mund të jetë unikal në Shqipëri dhe rajon.Ndërkohë Bashkia e Malësisë së Madhe ka strategji që këto destinacione turistike t’

Radhen e ka Kadastra, hiqet nga Shkodra, transferohet në Rinas

Image
Agjencia Shtetërore e Kadastrës gjatë vitit të ardhshëm pritet që të zhvendoset nga Shkodra drejt Tiranës. Burime konfidenciale për Star Plus bëjnë me dije se pritet që shumë shpejt të merret një vendim për një riorganizim të ri të hipotekave në të gjithë vendin duke bërë që hipoteka e Shkodrës të zhvendoset nga qyteti verior drejt kryeqytetit. Bashkë me Shkodrën pritet që të bëhet zhvendosja edhe e zyrave të tjera vendore të hipotekave në zonën e veriut në një organizim të ri që pritet të ketë ky institucion. Nëse deri më tani zyra e hipotekës ka qenë në Shkodër, ashtu si fati i disa institucioneve të tjera do të zhvendoset drejt Tiranës. Pritet që për pjesën e veriut zyrat e reja të jenë afër aeroportit të Rinasit. Në këtë mënyrë kadastra e Shkodrës për herë të parë do pësojë një lëvizje e cila për shkodranët normalisht që nuk është aspak e mirë. Hipoteka është një institucion që herë pas here është shoqëruar me probleme e vonesa në të shkuarën por tashmë kjo zhvendosje e saj mund që

I dënuar për drogë, sekuestrohet pasuria prej 500 mijë euro e Gjovalin Kozhutës

Image
Prokuroria e Lezhës ka vënë në sekuestro pasuritë Gjovalin Kozhuta. Ky i fundit është dënuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet me dije se janë sekuestruar disa apartamente dhe sipërfaqe toke në Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, si dhe një makinë Mercedez Benz, tip ML. 9 pasuritë e mëposhtme përllogariten se kapin një vlerë prej 500.000 euro. Nën sekuestro janë vënë: – Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë); – Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e rregistruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament); – Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e rregjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament); – Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament); – Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e rre

Shkoder, 2 raste te trafikimit te qenieve njerezore, Prefektja Angoni: Po i kushtojmë vëmendje të veçantë fëmijëve të rrugës

Image
Tetori njihet si muaji i antitrafikimit të qënieve njerëzore. Gjatë këtij viti në prokurorinë e Shkodrës janë referuar dy raste për trafikim të qënieve njerëzore. Kështu shprehet Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni e cila drejton Komitetin Anti-Trafik. MAJLINDA ANGONI Prefekte e Qarkut Shkodër Ndërkohë prefektja e Qarkut të Shkodrës Majlinda Angoni e ka vënë theksin tek fenomeni i fëmijëve në situatë rruge të identifikuar 65 në numër dhe sipas Angonit këtij target grupi i është kushtuar një vemendje e vecantë, sa i përket integrimit në punë , trajtimit psikologjik etj. MAJLINDA ANGONI Prefekte e Qarkut Shkodër Prefektja Angoni shifrat i bëri të ditura në përmbyllje të aktivitetit sensibilizues me nxënësit e shkollave të cilët kishin përgatitur një ekspozitë të vecantë me punimet e tyre në pikturë dhe vizitime.Gjatë muajit Tetor në Shkodër janë zhvilluar disa aktivitete në kuadër të sensibilizimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Konflikti për pronat në Kepin e Rodonit, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

Image
Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e djeshme tetë persona të përfshirë në konfliktin për çështje pronësie në Kepin e Rodonit në Durrës. Burime bëjnë me dije se mes të shoqëruarve është edhe ish-deputeti Mark Frroku. Ky i fundit ka qene i pranishëm në vendngjarje si përfaqësues i kishës katolike dhe bashkë me të janë ngritur akuza edhe ndaj disa personave të tjerë. Disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar ditën e djeshme me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., Mark Frroku., M. L. dhe P. D. Sipas asaj që njoftoi policia konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit m

"Çdo sfidë ka një fillim dhe një fund", Nik Gjeloshaj jep doreheqjen si kryetar i Komunes se Tuzit

Image
Çdo sfidë ka një fillim dhe një fund, por shërbimi ndaj atyre që të votëbesojnë është një maratonë e cila vijon me më shumë përgjegjësi. Sfida që mua mu besua nga bashkëqytetarët 55 muaj më parë për t’u shërbyer si kryetar komune, ishte një përgjegjësi e privilegj që i pranova me kënaqësi dhe punova çdo ditë me gjithë energjinë dhe vizionin tim për ta justifikuar besimin e dhënë. Arrita të bëj aq sa munda edhe pse shumë më shumë do të doja, por mundësitë jo në çdo rast vareshin nga ne. Jam krenar për sa shumë mundëm të bëjmë sëbashku me skuadrën e jashtëzakonshme e Komunës së Tuzit! Jam i lumtur që qytetarët e komunës tonë sot kanë më shumë infrastrukturë, më shumë punësim, më shumë zhvillim dhe më shumë vëmendje ndaj çdo problematike që ata kanë. Të gjithë këto punë të mira që bëmë sëbashku në 55 muaj, e kanë bërë Malësinë më dinjitoze. Dhe ju premtoj që edhe me drejtimin e ri të Komunës tonë, do vijojë e njëjta filozofi pune dhe përkushtimi! Puna dhe fjala e mbajtur nga ne në këto

Lezhë/ Dy shtetas në pranga, shisnin lëndë narkotike, u sekuestrohet dhe municion luftarak (Emrat)

Image
Megaoperacioni “Tempulli” ka goditur dy raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike në Lezhë dhe në Mirditë. Kanë përfunduar në pranga Salvator Luka, 26 vjeç, dhe Ndue Rregji, 31 vjeç. 26-vjeçarit, banues në Pukë, gjatë kontrollit fizik në Lezhë, Policia i ka gjetur doza cannabisi, të gatshme për shitje. Po ashtu edhe 31-vjeçarit, në Mirditë, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur doza cannabis të gatshme për shitje, si dhe municion luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i policisë: Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në Lezhë dhe në Mirditë. Vihen në pranga 2 shtetas. Sekuestrohen 68 doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje, dhe municion luftarak. Si rezultat i veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mba

Rifillojnë punimet në rrugën “Et’hem Kazazi”/ Banorët vlerësojnë ndërhyrjen për rikonstruksionin e rrugës

Image
Rruga Et’hem Kazazi, një ndër segmentet më të amortizuara në Shkodër, ku nuk kishte njohur investime prej shumë vitesh po i nënshtrohet rikonstruksionit. Përgjatë kësaj rruge e cila ka një gjatësi prej më shumë se një kilometër, qarkullimi për shumë vite ka qenë tepër i vështirë duke e bërë thuajse të pamundur kalimin nga mjetet motorike kryesisht në ditët me reshje. Punimet janë rikthyer gjatë këtyre ditëve pasi ishin ndërprerë prej disa muajsh, ndërsa priten të përfundojnë brenda afatit të përcaktuar. Investimi që kap vlerën e rreth 5.7 milion lekëve të rinjë po bëhet nga të ardhurat e bashkisë së Shkodrës dhe pritet t’i shërbejë për një numër të lartë banorësh që jetojnë në këtë zonë.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me operacionet e fundit antidrogë të zhvilluara nga Policia e Shtetit, duke u shprehur se tashmë po shënohen rezultate konkrete.Duke publikuar pamje nga aksionet e e Policisë së Shtetit, ministri Balla ka shprehur angazhimin e Institucionit që ai drejton dhe Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Image
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me operacionet e fundit antidrogë të zhvilluara nga Policia e Shtetit, duke u shprehur se tashmë po shënohen rezultate konkrete. Duke publikuar pamje nga aksionet e e Policisë së Shtetit, ministri Balla ka shprehur angazhimin e Institucionit që ai drejton dhe Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike. Në reagimin e tij, Balla thekson se, “Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete”. “Vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë” shkruan Balla. Ndërsa e garanton publikun për goditje sistematike të këtij fenomeni me rezultate të përditshme, Balla, thekson porosinë e Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimi

Myslimani që kujdeset për kishën/Prej më shumë se një shekulli familja Ibraj kujdeset për kishën e Shën Gjonit

Image
Prej më shumë se një shekulli  anëtarët e familjes Ibraj kujdesen për kishën e Shën Gjonit në fshatin Hysaj në Malësi të Madhe. Ismet Ibraj me profesion mësues historie tregon për kujdesin që tregon për këtë vend të shenjtë. Kujdestari i kishës faktin që ai është musliman dhe ruan manastirin që i përket një feje tjetër e quan si diçka  normale. Ismeti kërkon që institucionet shtetërore të kenë një vëmendje më të madhe ndaj këtij objekti 900 vjeçar  i cili po frekuentohet shumë gjatë kësaj periudhe edhe nga turistët e huaj Çdo të martë besimtarët e krishterë të zonës së Rrashkullajve ku ndodhet manastiri por edhe fshatra të tjerë shkojnë dhe luten çdo vit përpara ardhjes së festës së shenjtë të Pashkës .

Fshati i harruar, vetëm 4 km larg Shkodrës/ Banorët: Mungojnë të gjitha shërbimet sociale

Image
Fshati Bardhanjor në njësinë administrative Rrethina të Shkodrës, është një prej fshatrave,  i cili gjatë gjithë këtyre viteve nuk ka njohur investime si në infrastrukturën rrugore , nw rrjetin e energjisë elektrike dhe ujesjëllës. Për të mos mjaftuar kjo rreth 70 familje të zonës nuk marrin asnjë shërbim shëndetësor. 6 vite më parë godina e projektuar për qendër shëndetësore është kthyer një ndërtesë gërmadhë.Ndaj banorëve iu duhet këtë shërbim ta marrin në Shkodër ose në qendrën më të afërt shëndetësore. Pavarësisht moshave të ndryshme, hallet e banorëve në këto anë duken të njënjta , për ta zona i ngjason një fshati të thellë malor të harruar,  ndërkohë që janë vetëm 4 km larg qytetit.Pavarësisht premtimeve të ndryshme elektorale ndër vite , fshati Bardhanjor vazhdon të përballet me problematika sociale që sa vijnë e rëndohen.

Gruda e Re me rrugë të amortizuara / Banorët: E kemi të vështirë të kalojmë, të ndërhyjnë institucionet përgjegjëse

Image
Kjo është një nga rrugët në fshatin Grudë e Re të njësisë administrative Rrethina në Shkodër, e cila prej më shumë se 20 vitesh është e amortizuar. Një situatë kjo e cila vit pas viti nuk po gjen zgjidhje, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e banorëve. Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin, sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara, duke sjellë vështirësi në lëvizje. Ndërkohë në rrugën  e Vinotekës paraqitet një tjetër situatë. Gropat e mbushura me ujë përgjatë aksit janë kthyer në një problem serioz për drejtuesit e automjeteve. Këtë rrugë bëjnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi, kur gropat mbushen me ujë. Infrastruktura e dobët në këtë segment në zonën e Vinotkës, është ngritur si problem disa herë nga banorët e zones, por prej vitesh duket se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh.

Taksat vendore / Paralajmërimi ndërgjegjëson bizneset në Shkodër, 47 mln lekë u shlyen

Image
Çdo debitor biznes apo familjar duhet të shlyejë borxhet e prapambetura pranë Drejtorisë së të ardhurave, në të kundërt mund të ndeshet me penalitete.Ishte ky paralajmërimi i Bashkisë Shkodër,që ka ndërgjegjësuar veçanërisht bizneset. Sipas përgjegjësit të sektorit të borxhit pranë drejtorisë së të ardhurave janë 35 mln lekë të cilat janë vjelur nga bizneset debitorë dhe 12 mln lekë nga familjarët Ndikimin më të madh për familjarët sipas specialistëve e ka patur taksa e ndërtesës. Ndërsa apeli për shlyerje të debitorëve të tjerë sipas Bushatit vijon ende. Në fund të vitit do të nisë edhe aplikimi i penaliteteve për ata të cilët vijojnë të mos i shlyejnë detyrimet vendore.

Gati amnistia për të burgosurit, Manja: Koha ende nuk është vendosur, jemi në fazën e fundit

Image
Të gjithë të burgosurit që ndodhën në burg për vepra të jo të rëndë penale dhe janë në afat e fundit të qëndrimit në burg do të mund të përfitojnë nga amnistia. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i drejtëissë Ulsi Manja ku tregoi se paketa ligjore është në fazat e përfundimtare të përgatitjes Ulasi Manja:   “E shfrytëzova këtë takim edhe për t’ju bërë thirrje kolegëve të mi avokatë, që të bëhen pjesë oponencës të projektit të ri të Kodit Penal, i cili besoj shumë shpejt brenda këtij viti do të lançohet për konsultim publik. Lidhur me amnistinë penale, unë herë pas here jam prononcuar që do të kemi një amnisti penale për të dënuarit. Po do ta kemi edhe amnistinë”. Ministri u shpreh se kjo amnisti po kryhet jo vetëm si akt human, por edhe për shkak të mbipopullimit në burgje. Ulasi Manja:   “Sigurisht qëllimet dhe parimet e amnistisë penale udhëhiqen nga parimet e humanizmit, riedukimit dhe risocializimit të të dënuarve në shoqërinë shqiptare por pse jo ndjekin edhe qëllime të tjera që

“Zgjatet” sezoni turistik/ Turizmi malor dhe pika si Thethi apo Lepusha, më të preferuarat

Image
Turizmi ka vijuar që të përjetojë ditët e tij më të mira. Edhe pse jemi jashtë sezonit turistik Shkodra dhe pikat turistike të saj vijojnë të vizitohen . Ndonëse kushtet atmosferike nuk janë të favorshme në këtë periudhë si shkak i reshjeve të shiut, zonat malore si Thethi, Boga dhe Lepusha po vizitohen nga turistët e huaj .Sipas zyrës së informacionit turistik në Shkodër ky sezon ka regjistruar numrin më të madh të turistëve të cilët kanë vizituar Shkodrën dhe kanë kërkuar informacion në Zyrën e Informacionit. Megjithëse aktualisht numri i turistëve ka rënë në krahasim me muajin e shkuar sërish interesi për të vizituar Shkodrën është i lartë. Ky sezon njihet si ndër më të sukseshmit sa i takon turizmit. Edhe për këtë vit turizmi malor dhe pika si Thethi apo Lëpusha kanë qenë më të preferuarat për turistët.

Ankimimi i Ahmetajt për sekuestrimin e pasurisë, Apeli rrëzon kërkesën e ish-zv.kryeministrit

Image
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e dorëzuar nga avokatët e Arben Ahmetajt për ndalimin e sekuestrimit të pasurisë. Mësohet se Gjykata e Apelit ka vendosur sot që të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë. Njoftimi i GJKKO-së: Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi: – Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar që parashikon korrikun në lidhje me incener

Makina ne Shkodër përplas gruan që po levizte me biçikletë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja

Image
Shkodër  Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 60 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka aksidentuar lehtë shtetasen M. D., 59 vjeçe, banuese në Shkodër (që lëvizte me biçikletë) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. C., 20 vjeç, banues në fshatin Bajzë, pasi ka kundërshtuar veprimet e punonjësve të Policisë Rrugore, gjatë vendosjes së një mase administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Nuk do isha non-grata sot, as dhëndri im në burg, nëse nuk…

Image
Berisha në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar u shpreh se kjo histori e sulmit ndaj opozitës nis në vitin 2021 kur Lulzim Basha bëri pazar me Edi Ramën. Sipas Berishës, atij i është bërë një ofertë të pranojë bashkëpunimin e PD-së me kryeministrin Rama, por ai nuk pranoi. Nëse do pranonte nuk do ishte shpallur non-grata dhe dhëndri i tij nuk do të ishte në burg. Berisha shton se kjo është një luftë për të shpëtuar pluralizmin, pasi për të luftuam në vitet 90′. Sali Berisha:  “ Edi Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë. Nëqoftëse Enver Hoxha e rrëzoi me plumba opozitën, ky përsëri me gjithë përpjekjet më të mëdha që ka bërë nuk ja ka dalë të rrëzojë opozitën. Në fakt kjo histori për të cilën ne jemi sot këtu fillon në prillin e vitit 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë pavarësisht nga lumenjtë e djersës që populli fisnik opozitar derdhi në ato zgjedhje për fitore e demokracisë. Edi Rama qeverisjen pas 25 prillit e kishte mbyllur me Lulzim Pengun. Ky i fundit i kapur me dosje

Sindikata e Arsimit reagon për dhunën në shkolla/ Kryesindikalisti Arian Peraj: Shqetësues mbetet edhe fakti i drogave në shkolla

Image
Sindikata e Pavarur e Arsimit në Shkodër, ka reaguar në lidhje me ngjarjen që ndodhi dy ditë më parë në Lezhë, ku një nxënës 16 vjeçar, goditi me karrige mësuesen e matematikës. Zëvëndës Presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit Shqiptar njëherësh Kryetari i kësaj sindikate për qarkun e Shkodrës Arian Peraj ndërsa dënon aktin e dhunës ndaj një arsimtari, thotë se figura e mësuesit e ka humbur vlerësimin në këto vite. Një fenomen shumë shqetësues për sindikatën e arsimit është konsumimi dhe shitja e lëndëve narkotike në afërsi të shkollave dhe për këtë Peraj ka përshëndetur megaoperacionet e policisë në shkollat e Shkodrës për goditjen e këtyre rasteve.Për të zgjidhur këtë problematikë që nisjen e ka në zhvlerësimin e figurës së mësuesit, sindikata e arsimit kërkon edhe mbështetjen e prindërve që në shumë raste iu dalin në krah fëmijëve të tyre edhe pa të drejtë.