Dëmtohet sërish By-Pass-i/ Problem në këtë segment mbetet dëmtimi i parmakëve anësorë

Ndonëse nuk kanë munguar ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës në By-Passin e Shkodrës si në vendosjen e trafik-ndarëses përgjatë gjithë këtij segmenti gjithashtu të sinjalistikës pranë rrethrrotullimeve dhe ndriçimit, duke i ardhur kështu në ndihmë automjeteve që qarkullojnë në këtë aks dhe këmbësorëve, sërish problem i vazhdueshëm në këtë rrugë vijon të mbetet dëmtimi i parmakëve anësorë. Vërehet që heqja e parmakëve është bërë kryesisht pranë bizneseve apo banesave.
Banorët që jetojnë pranë këtij by passi nuk kanë qenë dakord për vendosjen e parmakëve anësorë pasi i kushtëzon daljen e tyre në këtë rrugë, ndaj kanë protestuar që në fillim të tenderimit.
Ky investim i rëndësishëm nisi 12 vite më parë me qëllim parandalimin nga përmbytjet e qytetit të Shkodrës dhe shmangien e trafikut në qytet.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni