Ankimimi i Ahmetajt për sekuestrimin e pasurisë, Apeli rrëzon kërkesën e ish-zv.kryeministrit

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e dorëzuar nga avokatët e Arben Ahmetajt për ndalimin e sekuestrimit të pasurisë. Mësohet se Gjykata e Apelit ka vendosur sot që të lërë në fuqi vendimin e dhënë nga Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Njoftimi i GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara, sot më 28.10.2023, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 158 akti, datë 18.10.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi A.A., ndaj vendimit nr. 364, datë 26.09.2023 (lidhur me sekuestron e pasurisë) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 364 akti datë 26.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Arben Ahmetaj ndodhet në kërkim ndërkombëtar që parashikon korrikun në lidhje me inceneratorët. Ndërkohë vetëm disa ditë më përpara, SPAK hapi një hetim të ri ndaj tij, me akuzën e shpërdorimit të detyrave, në lidhje me privatizimin e ish-fabrikës së bukës./Dosja.al


Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni