Mbetjet inerte, problemi vijon/Fushat në Juban të Gurit të Zi janë kthyer në vend depozitimi mbetjesh

Në fshatin Juban të njësisë Gur i Zi prej shumë kohësh disa prej fushave të kësaj zone janë kthyer në vend depozitimi mbetjesh.

Thuajse çdo ditë në këtë zonë shkarkohen materiale inerte dhe urbane duke ndotur ambjentin  .

Banorët jashtë kamerave thonë se aty hidhen mbeturina vazhdimisht, pa u penguar nga askush.

Megjithëse ka një kuadër të mirë ligjor, Shqipëria edhe sot e kësaj dite, nuk i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare menaxhimit të mbetjeve të të gjitha llojeve.

Kjo situatë vërëhet edhe në disa zona të tjera kryesisht në zonat periferike dhe në brigjet e lumit Kir, ku mbeturinat e hedhura kanë ndotur zonën bëhen problem edhe sa i takon përmbytjeve pasi ndikojnë në ndryshimin e rrjedhes së lumit.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni