“Kushëriri qeshte dhe bënte video”/ U dhunua nga nxënësi në Lezhë, mësuesja tregon si nisi sherri: Nuk i përmenda babain e ndjerë
Majlinda Palushi, mësuesja që u dhunua nga nxënësi i saj, pak ditë më parë në shkollën ‘Hydajet Lezha’ në Lezhë, ka folur lidhur me ngjarjen.
Palushi tha në emisionin "Me Zemër të Hapur", se nuk kishte qenë në gjendje të fliste pasi ka qenë në gjendje shoku. Ajo ka treguar se gjatë debatit me nxënësin nuk e ka përmendur bababin e tij të vdekur por babain e saj.
Pyetje: Si je?
Mësuesja: Do rri dy muaj në spital, për klavikulën, kam nevojë për fizioterapi. Nuk i kam zënë babain në gojë. Ai u kujtua pas 5 minutash pasi zura unë benë. Unë u kapa me kushërini e tij. Ai po bënte video. Ata po qeshnin. Dhe unë u kërkova që mos të qeshnin, u thash; dilni jashtë. I thash dil jashtë, dhe kur po merrja fletoren, ai ma mori dhe më shtyu. Mora telefonin me thirr policen e shkollës, për çdo incident. Policja s’më doli fare. Më duket se nuk ishte në telefon. Nxënësit nisën duke qeshur, kryesisht kushëriri i vetë. Në këtë kohë…unë i thash; vazhdojmë. Vazhdoj të bëjë ilaritet…. “Yyyy s’të erdhi policia”- më tha..Unë ia ktheva dhe i thash; ti e ke marrë kot vitin. Në këtë debat e sipër kur ai më thoshte; ‘do më kalo edhe këtë vit’. Dhe unë në ngarkesë e sipër; ‘në tesha të babës tem’…skam përmend babën e vetë. E kam përmend te tavolina e tij babën tim. S’ja përmenda babën. Kam shkuar te tabela dhe u mora me nxënësit që kisha në tabelë. S’i kujtova babain.”, tha mësuesja.
Comments
Post a Comment