I dënuar për drogë, sekuestrohet pasuria prej 500 mijë euro e Gjovalin Kozhutës

Prokuroria e Lezhës ka vënë në sekuestro pasuritë Gjovalin Kozhuta. Ky i fundit është dënuar në Angli për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, bëhet me dije se janë sekuestruar disa apartamente dhe sipërfaqe toke në Lezhë, Vlorë dhe Tiranë, si dhe një makinë Mercedez Benz, tip ML.

9 pasuritë e mëposhtme përllogariten se kapin një vlerë prej 500.000 euro.

Nën sekuestro janë vënë:

– Pasuri në zonën kadastrale me nr.2180, Lezhë me sipërfaqe 400 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Z.K. ( Tokë arë);

– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 1987, Lezhë me sipërfaqe 80 m2, e rregistruar në emër të shtetasit Z.K. (Apartament);

– Pasuri në zonën kadastrale me re.1986, Lezhë me sipërfaqe 94.2 m2, e rregjistruar në emër të shtetases P. K. (Apartament);

– Pasuri në zonën kadastrale me nr. 2569, Lezhë me sipërfaqe 53.29 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 1986, Lezhë me sipërfaqe 66.64 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr.1587, Lezhë me sipërfaqe 48 m2, e rregjistruar në emër të shtetasit Gj.K. (Apartament);

– Pasuria në zonën kadastrale me nr. 8602, Vlorë me sipërfaqe 72 m2, e rregiistruar në emër të shtetasit Gj.K.;

– Pasuria në zonën kadastrale me nr.8220, Tiranë, me sipërfaqe 106.3 m2, e rregjistruar në emër të shtetasve GJ.K. dhe P.R. (Apartament);

– Automjet Mercedez Benz, tip ML, në pronësi të shtetasit e Z.K.

 

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni