Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Nuk do isha non-grata sot, as dhëndri im në burg, nëse nuk…

Berisha në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar u shpreh se kjo histori e sulmit ndaj opozitës nis në vitin 2021 kur Lulzim Basha bëri pazar me Edi Ramën.

Sipas Berishës, atij i është bërë një ofertë të pranojë bashkëpunimin e PD-së me kryeministrin Rama, por ai nuk pranoi. Nëse do pranonte nuk do ishte shpallur non-grata dhe dhëndri i tij nuk do të ishte në burg.

Berisha shton se kjo është një luftë për të shpëtuar pluralizmin, pasi për të luftuam në vitet 90′.

Sali Berisha: “Edi Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë. Nëqoftëse Enver Hoxha e rrëzoi me plumba opozitën, ky përsëri me gjithë përpjekjet më të mëdha që ka bërë nuk ja ka dalë të rrëzojë opozitën.

Në fakt kjo histori për të cilën ne jemi sot këtu fillon në prillin e vitit 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë pavarësisht nga lumenjtë e djersës që populli fisnik opozitar derdhi në ato zgjedhje për fitore e demokracisë.
Edi Rama qeverisjen pas 25 prillit e kishte mbyllur me Lulzim Pengun. Ky i fundit i kapur me dosjen që ja mban varur Edi Rama shiti zgjedhjet dhe në fund dërgoi njerëzit e tij për të marrë uratën e Sali Berishës, për bashkëqeverisje. Atë ditë nëse unë kisha pranuar atë marrëveshje sot nuk do të isha non grata, nuk do të kisha dhëndërrin padrejtësisht në burg. Por si mund ta pranoja unë këtë.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983