Makina ne Shkodër përplas gruan që po levizte me biçikletë, drejtuesi i mjetit largohet nga vendngjarja
Shkodër
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. D., 60 vjeç, banues në Shkodër. Ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ka aksidentuar lehtë shtetasen M. D., 59 vjeçe, banuese në Shkodër (që lëvizte me biçikletë) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. C., 20 vjeç, banues në fshatin Bajzë, pasi ka kundërshtuar veprimet e punonjësve të Policisë Rrugore, gjatë vendosjes së një mase administrative për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.
Comments
Post a Comment