25 vite duke shpërndarë gazeta / Nikolin Delia bën deri në 60 km në ditë, por interesi ka rënë

Nuk arriti të gjejë punë si regjisor apo aktor, pasi përfundoi kursin dhe nisi të shesë gazeta.

Përsonazh i kësaj historie është Nikolin Delia nga Lezha.

Ngrihet heret në mëngjes dhe përgjatë gjatë gjithë ditës hyn në bare, ambiente shërbimi apo institucione për të shitur gazeta dhe libra. Këtë ritual e ndjek prej 25 vitesh, por vitet e fundit interesi për shtypin e shkruar ka rënë ndjeshem thotë Nikolini.

Bën plot 50 deri në 60 km në ditë dhe nuk ndjen aspak lodhje.

Më të interesuar për shtypin e shkruar janë mosha e tretë, ndërsa në këto kohë punon më shumë nga pasioni se përfitimi thotë Nikolin Delia.

Nëse do vizitoni Lezhën në një moment apo në një tjetër mund të takoni Nikolinin. Nëse nuk do t’i blini gazetë a libër, ai mund t’ju tregojë ndonjë barcaletë apo do t’ju reklamojë videot humoristike.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni