Konflikti për pronat në Kepin e Rodonit, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e djeshme tetë persona të përfshirë në konfliktin për çështje pronësie në Kepin e Rodonit në Durrës. Burime bëjnë me dije se mes të shoqëruarve është edhe ish-deputeti Mark Frroku. Ky i fundit ka qene i pranishëm në vendngjarje si përfaqësues i kishës katolike dhe bashkë me të janë ngritur akuza edhe ndaj disa personave të tjerë. Disa banorë të fshatit Shetaj, konkretisht shtetasit B. K., E. R., Y. R. dhe O. R. janë konfliktuar ditën e djeshme me sende të forta, me përfaqësues të kishës katolike, shtetasit N. S., Mark Frroku., M. L. dhe P. D. Sipas asaj që njoftoi policia konflikti ka nisur gjatë kohës kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën kanë certifikatë pronësie. Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata kanë një certifikatë pronësie, që pretendojnë se e kanë po për këtë pronë. Konflikti midis këtyre shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri. Konflikti mësohet se ka ndodhur mes një personi të quajtur B.Kaculi, i cili ka edhe një pronë në hyrje të Parkut dhe rojeve të Parkut të Kepit të Rodonit. Këta të fundit dyshohet se kanë përdorur edhe pistoletat, në tentativë për të larguar familjen Kaculi. Por, nga burime të redaksisë mësohet se i gjithë konflikti është për një pronë, e cila ka dy certifikata pronësie. Një nga familja Kaculi dhe një tjetër nga Kisha Francceskane. Por, në “lojë” janë futur edhe të fortët e zonës, të cilët janë kundër familjes Kaculi, pasi në pronën e tij synojnë që të shkojnë në det, për të ndërtuar edhe një mol. Pra, një skemë e pastër, ku në lojë janë futur një mori institucionesh, që nga Kadastra, Policia e Shtetit, Njësia Administrative, Bashkia e Durrësit apo edhe Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni