“S’ke reaguar për Gërdecin dhe 21 janarin” Argita Malltezi: Fatkeqësi, më dhemb zemra

Argita Malltezi si rrallëherë ka dalë në media dhe po flet për akuzat ndaj babait të saj, Sali Berisha dhe për arrestimin e bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezi.

Robert Rakipllari e ka pyetur Malltezin se përse po flet pikërisht tani dhe se përse nuk ka pasur një reagim për ngjarjen e 4 Janarit, apo për Gërdecin.

Rakipllari për Top Story në Top Channel: Nuk kam parë të reagoni kur ka pasur pretendime ndaj babait tuaj, kur ka pasur të tilla probleme, janë vrarë katër veta në bulevard, janë vrarë 100 njerëz në Gërdec. Opozita ka akuzuar për shkelje babain tuaj, pse reagoni kur ka dicka vetëm ndaj jush?

Malltezi: Unë jam këtu sepse kam një detyrim për të shpjeguar atyre që kanë mbështetur Berishën dhe PD. Nuk jam këtu për ti kërkuar askuj asgjë. Kjo është një cështje e zhveshur nga material. Duke mos qenë person publik, nuk pritej nga unë reagim për ato situata, por pa diskutim që të gjitha janë situata që rëndojnë, pavarësisht fajit që është gjë tjetër. Situata vetë rëndon.

Është fatkeqësi e madhe dhe një peshë e rëndë. E rëndësishme që njeriu te ketë një llogaridhënie krashi Zotit dhe Ligjit. Kjo e dyta ka treguar se nuk ka pasur veprim të paligjshëm. Unë sa herë e shikoj situatën më dhemb zemra. Nuk është që kalohet thjesht.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni