Taksat vendore / Paralajmërimi ndërgjegjëson bizneset në Shkodër, 47 mln lekë u shlyen
Çdo debitor biznes apo familjar duhet të shlyejë borxhet e prapambetura pranë Drejtorisë së të ardhurave, në të kundërt mund të ndeshet me penalitete.Ishte ky paralajmërimi i Bashkisë Shkodër,që ka ndërgjegjësuar veçanërisht bizneset. Sipas përgjegjësit të sektorit të borxhit pranë drejtorisë së të ardhurave janë 35 mln lekë të cilat janë vjelur nga bizneset debitorë dhe 12 mln lekë nga familjarët
Ndikimin më të madh për familjarët sipas specialistëve e ka patur taksa e ndërtesës. Ndërsa apeli për shlyerje të debitorëve të tjerë sipas Bushatit vijon ende. Në fund të vitit do të nisë edhe aplikimi i penaliteteve për ata të cilët vijojnë të mos i shlyejnë detyrimet vendore.
Comments
Post a Comment