Posts

Showing posts from September, 2023

“Ahengu shkodran” ul siparin / Eventi organizohet në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore

Image
“Ahengu Shkodran” riktheu edhe njëherë tjetër traditën e bukur të këngëve të vjetra të këtij qyteti, kënduar dikur nëpër oborret e shtëpive të Shkodrës. Ky edicion i 11-të u zhvillua në mjedisin e jashtëm të shtëpisë muze “Oso Kuka” ndërsa fokusi ishte grupi i mirënjohur “Karajfilat që ka Shkodra” në 40-vjetorin e krijimit të tyre, ekzistues akoma edhe sot e kësaj dite. Ata i dhuruan publikut të pranishëm atmosferë me interpretimet e tyre. Edhe në këtë edicion nuk munguan artistët e njohur të këngës shkodrane, pjesë e qendrës kulturore “Pjetër Gaci” ndërsa repertori i kësaj nate përfshinte këngë dhe valle të kënduara. Për organizatorët ka rëndësi vazhdimi i traditës së bukur të përcjelljes së këngës shkodrane tek brezat e rinj. Drejtuesja e Kulturës në Bashkinë Shkodër, Amila Gjyrezi, garantoi mbështetje për artistët dhe organizime të tilla edhe në të ardhmen. “Ahengu Shkodran” do të përcillet në ditët në vijim për të gjithë shikuesit e rrjetit të RTSH si një ekskluzivitet i tij.

“Vijat e bardha” nuk respektohen / Qytetarët: Masat ndëshkuese të domosdoshme

Image
Respektimi i vijave të bardha si nga drejtuesit e mjeteve po ashtu dhe nga këmbësoret duket se nuk zbatohetnë qytetin e Shkodrës. Në shumicën e rasteve automjetet qarkullojnë edhe pse këmbësori nuk ka mbaruar lëvizjen. Por ka dhe raste të tjera kur vetë qytetarët nuk i respektojnë këto vija të bardha. Qytetarët thonë se kryesisht vijat e bardha nuk respektohen nga drejtuesit e automjeteve, ato pranojnë se masat ndëshkuese do të vlejnë për ndërgjegjësimin e tyre. Nuk kanë qenë të pakta rastet e aksidenteve të këmbësoreve në rrugët e qytetit  për shkak të mosrespektimit të sinjalistikës, si nga këmbësoret ashtu edhe nga drejtuesit e automjeteve.

Poeti i humorit Pjetër Gjini në një libër / Autori Stefan Çapaliku thotë se kjo figurë ishte lënë në harresë

Image
Figura e poetit të njohur shkodran Pjetër Gjini dhe promovimi i një libri dedikuar atij ishte fokusi i takimit të organizuar në mjediset e qendrës rinore “Arka” në Shkodër përmes një bisede me autorin Stefan Çapaliku. Shkrimtari thotë se kjo figurë ishte lënë në harrese prej më shumë se 30 vitesh dhe pak flitej për të por ajo çfarë përfaqësonte ai për kulturën dhe artin e në mënyrë të veçantë për Shkodrën kishte ndikimin e vet. Libri “Pjetër Gjini” përmban copëza nga krijimtaria e tij por edhe trajtimin e kësaj figure përmes kujtimeve të ndryshme  nga miq që kishin fatin ta njihnin nga afër atë. Fundjava do të sjellë edhe një koncert dedikuar kësaj figure të shquar të humorit dhe bejtes shkodrane ndër vite.

Rruga e Bërdicës vuan mungesën e investimeve/Banorët: Prej shumë vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrje

Image
Prej shume kohesh segmenti i vjeter qe lidh Shkodren me Velipojen vuan mungesen e investimeve . Ne kete aks me gjatesi rreth 3 km ndeshesh  me nje sere problematikash si amortizimi I rruges demtimi  e sinjalistikes  dhe e mbrotjesve anesore si dhe mungesa e pastrimit nga bimesia , duke e kthyer kete rruge ne burimm aksidentesh  . Banoret e fshatit Berdice thone se prej me shume se 5 vitesh nuk eshte bere asjne nderhyrje, nderko problematike mbetet edhe ndricimi rrugore. Ndertimi I rruges se re Shkoder - Velipoje ka bere qe kjo zone te lihet ne harrese, por banoret e Berdices shpresojne qe institucionete pergjegjese te nderhyjne per rehabilitimin e ketij aksi dhe kthimin ne kushte normale per  qarkullimin e automjeteve  dhe te banoreve.

Megaskandal / Vëllai i Petrit Vasilit pjesë e inceneratorëve, i shkaktoi shtetit 4 milionë euro dëm derisa Meta e mbuloi!

Image
Nga Halit Valteri Pafytyrësia e ish LSI nuk njeh kufi. Petrit Vasili denoncon inceneratoret kur vellai i tij eshte ngarkuar me pergjegjsi direkte per proceduren e inceneratorit te Elbasanit dhe Fierit. Perse nuk del palaco Ilir Metaj te denoncoje vellain e Petritit, Trajan Vasilin per dem 4.100.000 euro? Ne Inspektimin Financiar Urdheruar me Vendimin Nr 62 date 16.06.2020 te kryer nga Ministria e Finances per Inceneratorin e Fierit, ka rezultuar se: Pervec përgjegjësive dhe personave përgjegjës qe duke u gjykuar tashme per kete çështje, ky raport ka përcaktuar si përgjegjës per shkelje te renda financiare ne lidhje me inceneratorin e Fierit edhe shtetasin Trajan Vasili i cili mbante detyrën e drejtorit te Finances pranë ministrisë se Mjedesit dhe konkretisht eshte konstatuar: Per shkeljet te renda me nje vlere prej 4,100,000 Euro eshte gjetur person përgjegjës edhe Drejtori i Finances se ministrisë se Mjedisit z Trajan Vasili vëllai i deputetit dhe ish kryetarit te LSI pasi ka kryer pa

FOTO- U copëtua nga makineria e mishit teksa po e pastronte, kjo është shqiptarja, la pas 2 fëmijë

Image
- Kjo është Ana, shqiptarja e cila humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e kaluar në Messolonghi teksa pastronte një makineri mishi. Policia arrestoi pronarin e objektit, pasi në kuadër të hetimeve, ai akuzohet për një aksident industrial me pasojë vrasje nga pakujdesia. Trupi i gruas u dërgua në Patra për autopsi, ndërsa varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim në Evinochori. “ Në orën 9 e kanë marrë për të shkuar në punë dhe në orën 10 ka ardhur mantatoja”, i tha ajo një personi të afërt. Në të njëjtën kohë, të afërmit e saj po përpiqen të kuptojnë se si ka ndodhur aksidenti. “ Vajza e saj po pastronte përpara dhe nëna ishte në kuzhinë. Në një moment vajza dëgjoi zëra. Ajo vrapoi dhe pa nënën e saj në këtë gjendje”,  tha një i afërm i gruas për protothema.gr.  Gruaja prej dy vitesh jetonte në Mesolongji me nënën dhe dy fëmijët, vajzën 18-vjeçare dhe djalin 10-vjeçar, pasi u largua nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin. Sipas njerëzve që e njihnin, ajo punonte me të bijën nga mëngje

Prokurori i Shkodrës, Agron Bushati konfirmohet në detyrë!

Ekzekutoi nënën e dy fëmijëve me plumb në kokë, vetëvritet burri i 36-vjeçares shqiptare në Itali

Image
Është gjetur i vdekur autori i dyshuar i vrasjes së Klodiana Vefës, e cila u vra të enjten në darkë afër banesës së saj. Ngjarja ndodhi në provincën e Firences. Alfred Vefa,  burri , i 36-vjeçares me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë në një zonë të izoluar të San Casciano në Val di Pesa. Sipas policisë, e cila e kërkonte prej orësh, ai vrau veten duke u qëlluar me të njëjtën armë me të cilën ndoshta kishte vrarë ish-bashkëshorten. Rreth orës 4 të mëngjesit të së shtunës, në një zonë të izoluar të komunës San Casciano në Val di Pesa, një qytetar ka denoncuar një makinë të dyshimtë, të parkuar dhe të braktisur. Karabinierët që ndërhynë konstatuan se ishte makina e Alfred Vefës. Çifti prej kohësh jetonin të ndarë, ndërsa ishin në proces divorci. Mendohet se çifti kishte përplasje xhelozie, që kishin sjellë dhe ndarjen, ndërsa lanë pas dy fëmijë.

"Një video erotike “bombë” vjen nga Dubai”, Karamuço bën deklaratën e FORTË: Personi i lidhur me gjyqësorin, po punon për bandat kriminale

Image
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme, duke thënë se disponon një video erotike, të një prej personazheve të njohur të showbizit.  Ai nuk zbuloi shumë detaje, por tha se këtë e video e kanë edhe disa persona të tjerë në telefon. “Kam informacion se një njëra prej personazhe të bukura paguhet 100 mijë euro në ditë në Dubai.  Ata e konsiderojnë si trofe këtë dhe thonë: ‘Shiko kë kapa unë’.  Kjo video erotike është një bombë e madhe. Unë pres të arrestohen kriminelët këta më çojnë video shoëbizi.”-tha ai. Karamuço u shpreh se në SPAK po vijojnë dosje pafund për grupe kriminale, të cilat presin të hetohen. Ai tha se Shqipëria ka kërkuar të çojë gjashtë agjentë  hetimi në Hagë, por ata kanë kthyer përgjigje, duke thënë se kanë dy vende vakante. “Janë mbi katër apo pesë grupe që po hetohen njëkohësisht, i patë dosjet që i kishin lënë në çimento, janë pafund dhe po vijnë pa fund. Në Europol në Hagë, ne kemi kërkuar të çojmë  6 agjentë për të g

Nis ndërtimi i argjinaturës në Juban/ Prej vitesh erozioni ka “rrëmbyer” dhjetëra hektarë tokë

Image
Për të parandaluar përmbytjet në zonat që preken nga përmbytjet në Shkodër po realizohen disa investime në argjinatura dhe në pastrimin e kanaleve kulluese në njësinë e Gurit të Zi. Për ti paraprirë në kohë situatave të mundshme prefektura, bashkia, ministria e buqësisë ka nisur zbatimin e disa masave që po ndërrmerren kryesisht nga bordi i kullimit masa që kanë të bëjnë kryesisht me ndërhyrjen në argjinatura. Banorët thonë se ky investim është i nevojshëm pasi parandalon gërryerjen tokave në këtë zonë. Ndërtimi i pritës që ndalon gërryerjen, pritet që të zgjidhë përfundimisht rrezikun nga lumi Drin për tokat e banorëve të Jubanit.

Shega e Anës së Malit/ Fermerët vijojnë ta kultivojnë këtë frut

Image
Në vendin tonë rriten shumë lloje, forma apo hibride shegësh, të cilët kanë emërtime të ndryshme sipas zonave ku ato kultivohen. Në Shkodër veçohet shega Devedishe dhe ajo e Tivarit. Enver Halili , fermer në zonën e Anës së Malit në Shkodër , disa hektarë tokë të mbjella, kryesisht me shegë të cilat i tregton pjesën më të madhe të tyre në Tiranë.Enveri tregon se, ka zgjedhur të kultivojë shegë pasi toka e kësaj zone është e përshtatshme për rritjen e këtij fruti. Me këtë punë, ai mundohet ҫdo ditë të plotësojë nevojat e familjes por thotë se vështirësitë me të cilat përballet janë të mëdha .Thuajse çdo vit njësia administrative e Anës së Malit feston festën e Shegës një aktivitet që organizohet nga vetë banorët e zonës, ku promovohen vlerat dhe resurset të trashëgimisë kulturore, natyrore dhe produkteve të zonës. Ndërsa elementi me përfaqësues i këtyre vlerave është shega e cila është karakteristikë e kësaj zone.

SHKODËR/ BIZNESET KRIZË PËR PUNËTORË, Gjovalin Shtjefni: Do ta transferoj kompaninë në Uzbekistan

Image
Bizneset në Shkodër po përballen me një krizë të madhe për punëtorë. Në këtë situatë, pronarët e fasonerive kanë filluar të mendojnë për alternativa se si të mbajnë aktiv procesin e punës.Nga 400 punëtorë që numëroheshin në biznesin e Gjovalinit deri para 5 vitesh, sot kanë mbetur vetëm 52.  Për të mbajtur në këmbë biznesin ai ka menduar që punëtorët vendas ti zëvëndësojë me ato nga Nepali dhe Filipine. Në repartin ku kryhet procesi i punës nga 40 gra, 20 nga ato janë të huaja. Gjovalini po përgatitet për vitin e ardhshëm që biznesin, ta transferojë në Uzbegistan , pasi sipas tij pagat e punonjësve janë më të ulëta dhe kostoja e jetesës atje është me lirë sesa në Shqipëri.    Mungesa e fuqisë punëtore është një problematikë që ndjehet kudo në Shkodër.Akoma më e vështirë duket se është përballja me këtë problematikë e bizneseve të reja

Muhamet Rrumbullaku njofton shkarkimin e drejtuesve të Policisë (EMRAT)

Image
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muahmet Rrumbullaku ka firmosur këtë të premte shkarkimin e disa shefave dhe komisarëve, në drejtori të ndryshme të vendit. Kjo, për shkak të ngjarjeve kriminale dhe për impulset e reja në organizatën që ai drejton. Lidhur me ngjarjen në qytetin e Rrëshenit, ku u vra një shtetas dhe u plagosën disa të tjerë, pas analizës së bërë lidhur me veprimtarinë e strukturave të Policisë së Shtetit për ndjekjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për shkak të mostrajtimit të duhur të konflikteve ndërmjet fiseve në Rrëshen, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur: – Shkarkimin nga detyra të zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Lezhë Drejtues Alfred Nomani dhe emërimin në këtë detyrë të Kryekomisar Gentian Berberi; – Shkarkimin nga detyra të shefit të Sektorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, Kryekomisar Artur Cara; – Emërimin në detyrën e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, të Kryekomisar Altin Mena; – Shkarkimin nga detyra të she

Zbardhet vrasja në Hot të Ri, policia: Në pranga një 39-vjeçar, autori ende i lirë

Image
Drejtori i Policisë së Shkodrës, Ervin Hodaj në një konferencë për mediat, ka dhënë detaje të hollësishmë për ngjarjet e fundit kriminale në Shkodër. Hodaj bëri me dije se tashmë është zbardhur ngjarja që ndodhi në Hot të Ri, ku mbeti i vrarë, Valter Fjerza. Ai tha se një 39-vjeçari i janë vënë prangat, dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre edhe autori. “Si rezultat i angazhimit dhe reagimit të menjëhershëm të strukturave policore, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datë 22.09.2023, në rrethinat e Shkodrës, në afërsi të një lokali në fshatin Hot i Ri, ku u vra me armë zjarri shtetasi Valter Fjerza. Nga veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, është bërë i mundur dokumentimi i kësaj ngjarjeje, për të cilën është arrestuar 1 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë” tha Hodaj.

“Metamorfoza”, Kreu i SPAK: Kemi dërguar kërkesën për ekstradimin e Behar Bajrit

Image
Kreu i SPAK Altin Dumani në një takim informal me gazetarët, dha detaje sa i përket një sërë çështjeve. Për “Metamorfozën” kreu i akuzës i konsideron të ligjshme aktet e mbërritura nga pertnerët, duke sjellë praktikën dhe vendimet e formës së prerë të disa gjykatave të vendeve europiane që i kanë njohur transkriptet si të ligjshme. Kreu i SPAK njoftoi se është bërë kërjesa për ekstradimin nga Franca të Behar Bajrit, i cili u arrestuar në 4 shtator në një lokal në Strasburg pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”. “Është thënë publikisht që janë gjetur komunikime në aplikacionin SKY. Ka pasur aludime për lidhje të personave të pushtetshëm në krim Ne kemi dërguar kërkesën për ekstradimin e Behar Bajrit. Presim finalizimin e procedurave.”-tha Dumani. Ai the se për procedimin në fjalë po bëhen veprime hetimore aktive, por nuk preferoi të jepte një qëndrim nëse do ketë një fazë të re. “Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues

Itali/ Shqiptarja ekzekutohet me plumb në kokë, në kërkim ish bashkëshorti!

Image
Policia italiane është në kërkim të ish bashkëshortit të Klodiana Vefës e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e 28 shtatorit në mes të rrugës. Burri është identifikuar nga mediat italiane, si Alfred. Tashmë kanë nisur kontrollet dhe dyshohet se ai mund të jetë në zonën mes Sienës dhe Firenze. Klodiana Vefa është nënë e dy fëmijëve, e një djali 17 vjeçar dhe një vajze 14 vjeçare. Mësohet se janë dëgjuar tre të shtëna dhjetra metra larg banesës ku jetonte me fëmijët e saj.  Ndërkohë në mediat italianë janë publikuar dhe fotot e pamjet e para nga vendi i ngjarjes. Dyshimet e para janë se e reja mund të jetë ekzekutuar nga ish bashkëshorti i saj i cili duket që është zhdukur. Klodiana Vefa nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, gjithashtu shqiptar, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino.

Altin Dumani shuan dyshimet: Ervis Martinaj është gjallë!

Image
Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka shprehur qartë këtë të enjte qëndrimin e institucionit që drejton, në lidhje me fatin e biznesmenit të basteve Ervis Martinaj. Ky i fundit rezulton i zhdukur pa gjurmë prej datës 9 Gusht të vitit 2022, ndërsa aludimet për fatin e tij janë të shumta. Në një takim me gazetarët në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Dumani është pyetur dhe për Martinaj. Përgjigja e tij ka qenë e qartë dhe e prerë, për SPAK biznesmeni i basteve është gjallë dhe i tillë do të konsiderohet deri në momentin që do të ketë prova që të provojnë të kundërtën. E përderisa provat që ai ka vdekur mungojnë, Ervis Martinaj po hetohet si çdo shtetas tjetër. “Nuk kemi prova se ai ka vdekur. Për aq kohë sa e konsiderojmë të gjallë, po hetohet”,  është shprehur Altin Dumani, kryeprokuror i SPAK. Altin Dumani ka folur sot për një sërë çështjesh me interes që janë pjesë e punës së këtij institucioni, nisur nga fondet e IPARD, dosja e sterilizimit me kërkesën për ndjekje penale ndaj dy is

FOTOLAJM/ Raftet e SPAK nuk kanë më vende për dosjet

Image
Prokuroria e Posaçme e drejtuar nga Altin Dumani është një nga institucionet e reja të drejtësisë, për të cilin shqiptarët kanë shpresë se do të sjellë ndryshimin në vend, duke luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe korrupsionin deri në nivelet më të larta. Shumë e kanë akuzuar SPAK se është i ngadaltë në hetimin e rasteve që lidhen me krimin dhe korrupsionin, ndërsa vetë institucioni është shprehur se ka në dorë dhjetëra hetime të hapura dhe dosje që po shqyrtohen paralelisht. Një vizitë e diplomatit amerikan David Wisner sot në ambientet e SPAK ka zbuluar punën dhe dosjet voluminoze me të cilat përballen çdo ditë prokurorët dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Newsbomb.al ka kapur një detaj interesant mes fotove të shpërndara nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku duken dosje dhe fashikuj hetimorë që qëndrojnë në dysheme në zyrat e prokurorëve, sepse raftet mesa duket nuk kanë më vende për to. Një element që tregon shumë për punën që po bëhet dhe besimin që duhet të ketë ç

Ndër rrugët më të frikshme/ Aksi Shkodër-Hani i Hotit, një prej njollave të zeza për aksidente

Image
Aksi Shkodër -Hani Hotit vazhdon që të jetë problematik sa i përket aksidenteve të ndodhura.Ky aks rrugor tejet i rëndësishëm pasi lidh Shqipërinë me Malin e Zi, është kthyer prej vitesh në një prej njollave të zeza sa i përket aksidenteve të ndodhura, kryesisht gjatë natës. Terrin e natës e çajnë vetëm dritat e makinave, ose dritat e shtëpive përgjatë rrugës.Një “njollë” e zezë ku vazhdimisht ndodhin aksidente me pasoja të rënda për jetën është në Shtoj të Ri. Lëvizja mjeteve me shpejtësi të lartë dhe parakalimet e gabuara janë shkaktarët kryesorë të aksidenteve.Në zona të populluara ka mungesë të mbikalimeve, mungesë ndriçimi gjatë orëve të natës çka bën që shoferët të ndihen të rrezikuar e po ashtu edhe banorët e zonës që përshkojnë rrugën në të dy anët e saj.Burimet zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër bëjnë me dije se gjatë 2 javëve të fundit, janë proçeduar penalisht 27 drejtues mjetesh dhe janë vendosur rreth 1400 gjoba për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose p

Është zbuluar vendndodhja e tij? Kreu i SPAK: Kemi zhvillime surprizuese për Arben Ahmetajn

Image
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani ka zbuluar se ka zhvillime të reja lidhur me Arben Ahmetajn, i cili ndodhet ende në arrati. 'TopChannel', raporton se gjatë një takimi me gazetarët, Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por ende nuk dihet vendndodhja e ish-zv.kryeministrit i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për disa akuza. “Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Është verifikuar dhe e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja dhe surprizuese” -tha Dumani para gazetarëve. Kujtojmë se Ahmetaj, është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./Dosja.al

Policia zbardh vrasjen dhe plagosjen e babë e bir në Dukagjin, shpallen në kërkim 4 autorët (EMRAT)

Image
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukagjinit, ku u vra Zef Guri dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri. Policia pas provave të mbledhura në vendin e ngjarjes dhe informacineve që disponon, ka identifikuar katër autorët e krimit. Bëhet fjalë për shtetasit: Martin Qershija, 28 vjeç, Edmond Nika, 29 vjeç, Kujtim Dholla, 25 vjeç, dhe Çesk Serraj, 36 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim në lidhje me  vrasjen dhe plagosjen  e babë e bir, Zef e  Gjin Guri , përkatësisht 73 dhe 43 vjeç. Ata dyshohet se janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali. Për të katërt këta shtetas rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Pas shpallje ssë tyre në kërkim, janë njoftuar të gjitha drejtoritë e policive në të gjithë vendin, përfshirë edhe pikat kufitare, për

Shkodra nuk gjen qetësi, një person plagoset me armë zjarri, më herët babë e bir u qëlluan në Dukagjin

Image
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sonte në Malësi të Madhe pas një konflikti mes tre personash I plagosuri mësohet se ka marrë një plumb në shpatull dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.Me herët mbrëmjen e sotme në Dukagjin u qëlluan me armë zjarri babë e bir Zef Guri dhe Gjin Guri ku për pasojë i ati humbi jetën nga plumbat e marrë ndërsa i plagosuri Gjin Guri ka marrë një plumb në pjesën e kokës dhe u dërgua ne gjendje të rendë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Rruga e Vinotekës mes gropave me ujë/ Banorët: E kemi të vështirë të kalojmë në kohë me shi

Image
Rruga e Vinotekës në fshatin Grudë e Re njësia administrative Rrethina, paraqet këtë panoramë. Gropat e mbushura me ujë përgjatë aksit janë kthyer në një problem serioz për drejtuesit e automjeteve.Këtë rrugë bëjnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi kur gropat mbushen me ujë. Asfalti duket si një dëshirë e pafundme për banorët e zonës.Këta të fundit thonë se kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër e megjithatë gjendja e rrugës vijon të jetë e njëjtë me atë të para 20 viteve. Infrastruktura e dobët në këtë segment në zonën e Vinotkës, është ngritur si problem disa herë nga banorët e zonës por prej vitesh duket se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Del Foto, kush është Gjin Guri që mbeti i plagosur rëndë në Dukagjin! Babai iu vra nga të shtënat me armë

Image
Gjin Guri nuk është një emër i panjohur për policinë. Në vitin 2015 figuronte në listën e 10 personave të shpallur në kërkim si i dyshuar se ka qëlluar me armë ndaj helikopterit të Policisë. Ndërsa në 15 nëntor të vitit 2021, në lokalin e tij në Malin e Shoshit u vendos tritol. Gjin Guri i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga të shtënat me armë zjarri këtë mbrëmje në Dukagjin nuk është një emër i panjohur për autoritetet pasi është arrestuar më herët për disa vepra penale. Në 2021 i është vendosur një sasi tritoli në lokalin e tij. Në vitin 2015, Gjin Guri ka shkëmbyer zjarr me policinë në një aksion anti-kanabis në zonën e Dukagjinit. Asokohe, Guri dyshohej si kultivues i kanabisit, dhe për të shmangur kontrollet në parcelat e tij, qëlloi drejt efektivëve. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar nga të shtënat. Guri u arrestua nga policia në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës. Guri akuzohej për "Prod

Të shtëna me armë në Dukagjin, vritet një shtetas, plagoset djali i tij

Image
Ngjarja ka ndodhur pak minuta me pare dhe policia eshte nisur drejt vendit te ngjarjes Nje i vdekur dhe nje i plagosur eshte bilanci i nje ngjarje te rende te shenuar ne Dukagjin. Sipas te dhenave te para jane qelluar babe dhe bir, ku babai ka vdekur ndersa djali ne gjendje te rende. Informacionet paraprake flasin per Z.G viktima ndersa i plagosur Gj. G

Shkodër/ Mungesa e parqeve mes pallateve, Të vegjlit kërkojnë vëmendje ndaj tyre, nuk kemi ku të luajmë

Image
Në mungesë të hapësirave dedikuar atyre, të vegjlit detyrohen që në jo pak raste të rrezikojnë, pasi luajnë në rrugë, duke u përballur me kalimin e automjeteve të shumta. Fëmijët janë të vetëdijshëm për këtë rrezik, ndaj kërkojnë më shumë parqe dhe lojra publike. Për prindërit kjo është situatë shqetësuese çdo ditë, veçanërisht ata që jetojnë në pallate e ndjejnë më shumë nevojën për hapësira publike dhe rekreative, në mungesë të tyre detyrohen ti dërgojnë në lokale ku lojrat janë me pagesë. Bashkia Shkodër bën me dije së është në fazë të hartimit të disa projekteve për zgjerimin e parqeve mes pallateve!

Hakmarrja e pafund! 7 vrasje në 7 vite, si nisën pëplasjet e përgjakshme në Rrëshen

Image
Hakmarrja mes dy fiseve në Rrëshen është duke shkaktuar tragjedi pafund. Në 7 vite 7 të vrarë. Ekzekutimi i Martin Bardhit në Rrëshen, përbën rastin e radhës të një sage të përgjakshme mes dy fiseve në këtë qytet. Në fakt konfliktet me shumë viktima në Mirditë i kanë fillimet nga jashtë vendit. Episodi i fundit ishte shënuar më herët këtë viti, kur më 26 mars ishte vetë viktima Martin Bardhi që së bashku me djalin e tij Enrikun lëshuan një breshëri plumbash drejt nipit të Kastriot Reçit, Sajmir Reçi. Vrasja mbeti në tentativë, pas Sajmir Reçi u shpëtoi plumbave dhe askush nuk mbeti i lënduar. Në përplasjet që kanë nisur në vitin 2016, duket se motiv është hakmarrja. Nëse pas hetimeve, arrihet në përfundimin se vrasja e Bardhit ishte pjesë e zinxhirit të këtyre konflikteve fisnore, atëherë 59-vjeçari është viktima e shtatë në 7 vite. Më poshtë po ju tregojmë të gjitha konfliktet që kanë përfunduar me marrje jete: 9 shtator 2016 (ZANAFILLA) Gjithçka ka nisur më 9 shtator 2016, mes fiseve

Një vit nga vrasja e Prek Tonajt në Shkodër, arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi krimi! Dha dëshmi të rreme

Image
SHKODER - Policia e Shkodrës arrestoi pronarin e lokalit ku në shkurt të 2022 u vra Prek Tonaj. Bëhet fjalë për Gegë Tefaj i cili ishte shpallur në kërkim për deklarim të rremë. Ndaj 53 vjeçarit banues në fshatin Grudë e Re, gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg më 11 korrik 2022 “pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit Prek Tonaj, ngjarje e ndodhur më datë 13 shkurt 2022, në lokalin e tij. daj tij rëndon akuza “Deklarata e rreme përpara prokurorit” informoi sot policia e Shkodrës. Vrasja e 47 vjeçarit, Prekë Tonaj u shënua më 13 shkurt 2022 në një lokal në Grudë të Shkodrës. Autori me kapele hyri i vetëm në lokal iu është afruar viktimës dhe ka përmendur një emër që sipas grupit hetimor ishte emri mbi të cilin është kryer vrasja. Më pas u largua me ndihmën e një bashkëpunëtori që po e priste në hyrje të lokalit. Hetimet janë përqendruar tek hakmarrja për shkak të së kaluarës së viktimës.

SHKAKU/ Ja pse u lirua nga burgu Martin Bardhi, dorëzoi filmime duke provuar se ishte në vend tjetër

Image
58-vjeçari Martin Marku alias Bardhi, përmes një vendimi të gjykatës së Lezhës, ishte liruar nga burgu në muajin Korrik 2023. Ora News mëson se Bardhi ka pretenduar se nuk kishte lidhje me sulmin me armë ndaj Saimir Reçit ndodhur në 26 mars 2023, duke paraqitur në gjykatë pamje filmike se mdodhej në një vend tjetër. Bardhi, ka treguar para trupit gjykues se nuk ka qënë në vendin e ngjarjes dhe as ka qëlluar me armë ndaj Saimir Reçit. Pamjet filmike dhe disa dëshmitarë kanë bindur gjykatën se Martin Bardhi, më momentin e sulmit me armë ndaj Reçit, ndodhej në një vend tjetër në shoqërinë e disa personave. Nisur nga kjo situatë në muajin korrik 2023 me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Lezhës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje". Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë djali i Martin Bardhit, Enrik Bardhi, i cili akuzohet për "Vrasje me paramendim" mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa lejë të armëve

Gazetari italian hedh dyshime: Kreu i ‘Cosa Nostra’ ka fshehur pasuri të shumta në Shqipëri

Image
Gazetari italian Roberto Saviano ka hedhur dyshime mbi pasuritë e shpërndara të ish-kreut të 'Cosa Nostra' Matteo Messina Denaro. Në një shkrim që ka publikuar në mediat italiane, gazetari ka theksuar se një pjesë e trashgimnisë së tij ndodhen të shpërndara në llogari bankare në Shqipëri. Sipas tij, pasardhëse e kësaj pasurie të madhe do të jetë vajza e tij Lorenza Messina Denaro. Gazetari ka deklaruar se sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Shqipëria është një nga vendet ku Denaro ka fshehur pasurinë e tij. Pjesë nga shkrimi i gazetarit italian: Por edhe pse prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro, është gjithmonë një pjesë që zbulohet, mbi të gjitha për pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij në Shqipëri, zonë ku shpesh e kanë zbuluar hetimet, paratë në parajsat fiskale, ato që nuk mund të arrihen kurrë. Epo, kujt do t'i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi. Matteo

Berisha: Vuçiç i pabesë, bashkë me Ramën, kryeministrat më të lidhur me krimin

Image
-  Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama janë dy kryeministrat më të lidhur me krimin në rajon. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, Berisha tha se Vuçiç është i pabesë, sepse nga një anë ulet në tavolinë dhe nga ana tjetër fut armëtpër të organizuar kryengritje dhe gjakderdhje. ‘Tre vite më parë, në një takim ndërkombëtar kam lexuar një shënim, ‘Gadishulli i dy Ballkaneve’. Kjo sot është më e vërtetë se 3 vite më parë. Vuçiç është njeriu që mban të varur luftën dhe konfliktin në gozhdë dhe kërcënon mbarë rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar në një farë mënyre.  Zhvillimi më dramatik që nga çlirimi i Kosovës e deri më sot ishte zhvillimi i para dy ditëve. Aleksandër Vuçiç me qëndrimin e tij përmbysi të gjitha përpjekjet që janë bërë deri sot. Ai tregoi se është aq i pabesë, që nga një anë ulet në tavolinë dhe nga ana tjetër fut armët, mortajat dhe granat hedhësa për të organizuar kryengritje dhe gjakderdhje.  I gjithë fakti është

Ekspozita e hapur në Shkodër në kujtim të Terezina dhe Zef Zorba/ Është një ngjarje e rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Image
•Ekspozita e hapur më 25 shtator në kujtim të Terezina dhe Zef Zorba është një ngjarje e rëndësishme për trashëgiminë kulturore shqiptare.  Nëpërmjet materialeve të përzgjedhura nga fondi privat i familjes Zorba, kjo ekspozitë ofron një pasqyrë të thellë të jetës dhe veprës së tyre.  Zef Zorba, shquhej si regjisor, përkthyes dhe poet. Përmes veprave të tij, ai ngrihej mbi diktaturën e kohës, duke lënë një ndikim të madh në letërsinë shqiptare të ndaluar. Drita e dijes dhe shpresës që ai sjell me tekstet e tij është një kujtim i rëndësishëm për kohën tonë. 

Emigracioni po zbras vendin/ Dom Artur Jaku: Pasuria e vendit ndodhet në duart e një grupi të vogël personash

Image
Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin kryesisht të rinjtë. Prej kohësh klerikët bëjnë thirje në mënyrë që të ndalet emigracioni pasi Shqipëria po shpopullohet çdo ditë e më shumë nga largimet masive. Rektori i shenjtores “Zoja e Këshillit të Mirë”, dom Artur Jaku pas meshës së shenjtë tha se një shqetësim i madh për Shqipërinë mbetet emigracioni. Shqiptarët po emigrojnë u shpreh kleriku Jaku për shkak se në vendin e tyre nuk ka një të ardhme dhe se pasuria e vendit ndodhet në duart e një grupi të vogël personash.