Itali/ Shqiptarja ekzekutohet me plumb në kokë, në kërkim ish bashkëshorti!

Policia italiane është në kërkim të ish bashkëshortit të Klodiana Vefës e cila mbeti e vrarë mbrëmjen e 28 shtatorit në mes të rrugës.

Burri është identifikuar nga mediat italiane, si Alfred. Tashmë kanë nisur kontrollet dhe dyshohet se ai mund të jetë në zonën mes Sienës dhe Firenze.

Klodiana Vefa është nënë e dy fëmijëve, e një djali 17 vjeçar dhe një vajze 14 vjeçare.

Mësohet se janë dëgjuar tre të shtëna dhjetra metra larg banesës ku jetonte me fëmijët e saj. 

Ndërkohë në mediat italianë janë publikuar dhe fotot e pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Dyshimet e para janë se e reja mund të jetë ekzekutuar nga ish bashkëshorti i saj i cili duket që është zhdukur.

Klodiana Vefa nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, gjithashtu shqiptar, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983