SHKODËR/ BIZNESET KRIZË PËR PUNËTORË, Gjovalin Shtjefni: Do ta transferoj kompaninë në Uzbekistan
Bizneset në Shkodër po përballen me një krizë të madhe për punëtorë. Në këtë situatë, pronarët e fasonerive kanë filluar të mendojnë për alternativa se si të mbajnë aktiv procesin e punës.Nga 400 punëtorë që numëroheshin në biznesin e Gjovalinit deri para 5 vitesh, sot kanë mbetur vetëm 52.
Për të mbajtur në këmbë biznesin ai ka menduar që punëtorët vendas ti zëvëndësojë me ato nga Nepali dhe Filipine. Në repartin ku kryhet procesi i punës nga 40 gra, 20 nga ato janë të huaja.
Gjovalini po përgatitet për vitin e ardhshëm që biznesin, ta transferojë në Uzbegistan , pasi sipas tij pagat e punonjësve janë më të ulëta dhe kostoja e jetesës atje është me lirë sesa në Shqipëri.
Mungesa e fuqisë punëtore është një problematikë që ndjehet kudo në Shkodër.Akoma më e vështirë duket se është përballja me këtë problematikë e bizneseve të reja
Comments
Post a Comment