“Metamorfoza”, Kreu i SPAK: Kemi dërguar kërkesën për ekstradimin e Behar Bajrit
Kreu i SPAK Altin Dumani në një takim informal me gazetarët, dha detaje sa i përket një sërë çështjeve. Për “Metamorfozën” kreu i akuzës i konsideron të ligjshme aktet e mbërritura nga pertnerët, duke sjellë praktikën dhe vendimet e formës së prerë të disa gjykatave të vendeve europiane që i kanë njohur transkriptet si të ligjshme.
Kreu i SPAK njoftoi se është bërë kërjesa për ekstradimin nga Franca të Behar Bajrit, i cili u arrestuar në 4 shtator në një lokal në Strasburg pasi ishte shpallur në kërkim në muajin korrik për llogari të dosjes “Metamorfoza”.
“Është thënë publikisht që janë gjetur komunikime në aplikacionin SKY. Ka pasur aludime për lidhje të personave të pushtetshëm në krim Ne kemi dërguar kërkesën për ekstradimin e Behar Bajrit. Presim finalizimin e procedurave.”-tha Dumani.
Ai the se për procedimin në fjalë po bëhen veprime hetimore aktive, por nuk preferoi të jepte një qëndrim nëse do ketë një fazë të re.
“Deri kur u regjistrua ky procedim, flitej se zyrtarë e drejtues kryenin korrupsion apo ishin të përfshirë në krim, por s’kishte veprime konkrete. Sot është fakt që janë të arrestuar. Kemi shumë punë për të bërë lidhur me këtë çështje”,- tha kreu i SPAK.
Comments
Post a Comment