Gazetari italian hedh dyshime: Kreu i ‘Cosa Nostra’ ka fshehur pasuri të shumta në Shqipëri
Gazetari italian Roberto Saviano ka hedhur dyshime mbi pasuritë e shpërndara të ish-kreut të 'Cosa Nostra' Matteo Messina Denaro. Në një shkrim që ka publikuar në mediat italiane, gazetari ka theksuar se një pjesë e trashgimnisë së tij ndodhen të shpërndara në llogari bankare në Shqipëri.
Sipas tij, pasardhëse e kësaj pasurie të madhe do të jetë vajza e tij Lorenza Messina Denaro. Gazetari ka deklaruar se sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Shqipëria është një nga vendet ku Denaro ka fshehur pasurinë e tij.
Pjesë nga shkrimi i gazetarit italian:
Por edhe pse prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro, është gjithmonë një pjesë që zbulohet, mbi të gjitha për pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij në Shqipëri, zonë ku shpesh e kanë zbuluar hetimet, paratë në parajsat fiskale, ato që nuk mund të arrihen kurrë. Epo, kujt do t'i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi.
Matteo Messina Denaro ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare. Bosi i ‘Cosa Nostra’, i arrestuar më 16 janar pas 30 vitesh në arrati, vdiq në spitalin e L’Aquila ku ishte shtruar në një dhomë të blinduar që prej gushtit. Ai vuante prej disa kohësh nga kanceri i zorrës së trashë. Bosi i mafias në Itali u shtrua në repartin e të burgosurve të spitalit L’Aquila, ku përfundoi në koma të pakthyeshme. Mjekët i kishin pezulluar ushqyerjen pasi gjendja e tij u përkeqësua të enjten për shkak të gjakderdhjes me parametrat e tij jetësorë të dëmtuar. Pranë shtratit të tij ishin mbesa dhe avokatja e tij Lorenza Guttadauria dhe vajza e tij e vogël Lorenza, e njohur së fundmi pasi u takuan për herë të parë në burgun e sigurisë maksimale në L'Aquila në prill.
Comments
Post a Comment