Rruga e Vinotekës mes gropave me ujë/ Banorët: E kemi të vështirë të kalojmë në kohë me shi

Rruga e Vinotekës në fshatin Grudë e Re njësia administrative Rrethina, paraqet këtë panoramë. Gropat e mbushura me ujë përgjatë aksit janë kthyer në një problem serioz për drejtuesit e automjeteve.Këtë rrugë bëjnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi kur gropat mbushen me ujë. Asfalti duket si një dëshirë e pafundme për banorët e zonës.Këta të fundit thonë se kanë kërkuar në mënyrë të vazhdueshme ndërhyrjen e Bashkisë Shkodër e megjithatë gjendja e rrugës vijon të jetë e njëjtë me atë të para 20 viteve. Infrastruktura e dobët në këtë segment në zonën e Vinotkës, është ngritur si problem disa herë nga banorët e zonës por prej vitesh duket se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983