FOTOLAJM/ Raftet e SPAK nuk kanë më vende për dosjet

Prokuroria e Posaçme e drejtuar nga Altin Dumani është një nga institucionet e reja të drejtësisë, për të cilin shqiptarët kanë shpresë se do të sjellë ndryshimin në vend, duke luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe korrupsionin deri në nivelet më të larta.

Shumë e kanë akuzuar SPAK se është i ngadaltë në hetimin e rasteve që lidhen me krimin dhe korrupsionin, ndërsa vetë institucioni është shprehur se ka në dorë dhjetëra hetime të hapura dhe dosje që po shqyrtohen paralelisht.

Një vizitë e diplomatit amerikan David Wisner sot në ambientet e SPAK ka zbuluar punën dhe dosjet voluminoze me të cilat përballen çdo ditë prokurorët dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Newsbomb.al ka kapur një detaj interesant mes fotove të shpërndara nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku duken dosje dhe fashikuj hetimorë që qëndrojnë në dysheme në zyrat e prokurorëve, sepse raftet mesa duket nuk kanë më vende për to.

Një element që tregon shumë për punën që po bëhet dhe besimin që duhet të ketë çdo shqiptarë në institucionin më të lartë të akuzës, kur mendon se mes radhëve të atyre dosjeve ka dhjetëra e qindra emra që me gjasë do të mbushin burgjet.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni