SHKAKU/ Ja pse u lirua nga burgu Martin Bardhi, dorëzoi filmime duke provuar se ishte në vend tjetër

58-vjeçari Martin Marku alias Bardhi, përmes një vendimi të gjykatës së Lezhës, ishte liruar nga burgu në muajin Korrik 2023.

Ora News mëson se Bardhi ka pretenduar se nuk kishte lidhje me sulmin me armë ndaj Saimir Reçit ndodhur në 26 mars 2023, duke paraqitur në gjykatë pamje filmike se mdodhej në një vend tjetër.

Bardhi, ka treguar para trupit gjykues se nuk ka qënë në vendin e ngjarjes dhe as ka qëlluar me armë ndaj Saimir Reçit. Pamjet filmike dhe disa dëshmitarë kanë bindur gjykatën se Martin Bardhi, më momentin e sulmit me armë ndaj Reçit, ndodhej në një vend tjetër në shoqërinë e disa personave.

Nisur nga kjo situatë në muajin korrik 2023 me kërkesë të prokurorisë, gjykata e Lezhës ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje".

Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë djali i Martin Bardhit, Enrik Bardhi, i cili akuzohet për "Vrasje me paramendim" mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa lejë të armëve".

Bardhi kishte vetëm 2 muaj që gëzonte lirinë, ndërsa në muajin shtator kishte filluar të dilte lirshëm në qytetin e Rrëshenit. Prezenca e tij në qytet kishte vënë në lëvizje anëtarët e fisit Reçi në Rrëshen, të cilët ditën e djeshme organizuan vrasjen e Bardhit në mes të qytetit dhe plagosjen e tre prrsonave të tjerë.

Deri ditën e sotme personi kryesor i ngjarjes Saimir Jaku, nuk është gjendur nga policia./Marre nga OraNews

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni