Muhamet Rrumbullaku njofton shkarkimin e drejtuesve të Policisë (EMRAT)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muahmet Rrumbullaku ka firmosur këtë të premte shkarkimin e disa shefave dhe komisarëve, në drejtori të ndryshme të vendit. Kjo, për shkak të ngjarjeve kriminale dhe për impulset e reja në organizatën që ai drejton.

Lidhur me ngjarjen në qytetin e Rrëshenit, ku u vra një shtetas dhe u plagosën disa të tjerë, pas analizës së bërë lidhur me veprimtarinë e strukturave të Policisë së Shtetit për ndjekjen e kësaj ngjarjeje, si dhe për shkak të mostrajtimit të duhur të konflikteve ndërmjet fiseve në Rrëshen, Drejtori i Përgjithshëm ka vendosur:

– Shkarkimin nga detyra të zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Lezhë Drejtues Alfred Nomani dhe emërimin në këtë detyrë të Kryekomisar Gentian Berberi;

– Shkarkimin nga detyra të shefit të Sektorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, Kryekomisar Artur Cara;

– Emërimin në detyrën e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, të Kryekomisar Altin Mena;

– Shkarkimin nga detyra të shefit të Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisar Paulin Çupi dhe emërimin në këtë detyrë të Komisar Klodian Kondi.

Kryepolici Muhamet Rrumbullaku është shprehur se këto ndryshime bëhen me qëllim dhënien e impulseve të reja të forcës parandaluese, punës hetimore dhe forcës goditëse, ndaj krimit në përgjithësi dhe krimit të organizuar në veçanti.

Gjithashtu, janë bërë edhe lëvizje të tjera, me qëllim përmirësimin e punës së strukturave të Policisë së Shtetit, konkretisht:

– Është shkarkuar nga detyra e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier Drejtues Artur Shira dhe është emëruar në këtë detyrë Komisar Arjan Hasani;

– Është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Berat Kryekomisar Ermir Gërxhani;

– Është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Pogradec Komisar Elton Halili.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983