Një vit nga vrasja e Prek Tonajt në Shkodër, arrestohet pronari i lokalit ku ndodhi krimi! Dha dëshmi të rreme

SHKODER - Policia e Shkodrës arrestoi pronarin e lokalit ku në shkurt të 2022 u vra Prek Tonaj. Bëhet fjalë për Gegë Tefaj i cili ishte shpallur në kërkim për deklarim të rremë. Ndaj 53 vjeçarit banues në fshatin Grudë e Re, gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg më 11 korrik 2022 “pasi ka dhënë dëshmi të rreme përpara prokurorit, për rrethanat e vrasjes së shtetasit Prek Tonaj, ngjarje e ndodhur më datë 13 shkurt 2022, në lokalin e tij. daj tij rëndon akuza “Deklarata e rreme përpara prokurorit” informoi sot policia e Shkodrës. Vrasja e 47 vjeçarit, Prekë Tonaj u shënua më 13 shkurt 2022 në një lokal në Grudë të Shkodrës. Autori me kapele hyri i vetëm në lokal iu është afruar viktimës dhe ka përmendur një emër që sipas grupit hetimor ishte emri mbi të cilin është kryer vrasja. Më pas u largua me ndihmën e një bashkëpunëtori që po e priste në hyrje të lokalit. Hetimet janë përqendruar tek hakmarrja për shkak të së kaluarës së viktimës.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni